Në Bashkinë Himarë u zhvillua me sukses takimi për prezantimin e projektit “Nxitës Pionier (Pioneer Accelerator)”, i cili ka nisur të zbatohet nga ana jonë si pjesë e një partneriteti të gjerë me 27 partnerë nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor.
🌍 Bashkia Himarë është fokusuar në tematikën e lëvizshmërisë urbane, me synimin për të ndërtuar një sistem transporti më efikas, të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.
🤝 Në takim morën pjesë përfaqësues të sektorit publik, privat, organizatave joqeveritare dhe komunitetit, të cilët kontribuan me ide dhe sugjerime të vlefshme. Diskutimet u përqendruan në nevojat dhe sfidat e transportit urban në territorin e Bashkisë Himarë.
📊 Rezultatet e këtij diskutimi do të ndihmojnë në përgatitjen e një analize më të detajuar mbi situatën aktuale dhe hapat që duhen ndërmarrë për hartimin e një Plani Gjithëpërfshirës të Lëvizshmërisë Urbane për Bashkinë Himarë.