RAPORT MBI SESIONIN INFORMUES PËR QYTETARËT – ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KËSHILLIT BASHKIAK & PJESËMARRJA QYTËTARE NË VENDIMMARRJE
Organizuar nga: Këshilli Bashkiak Himarë.
Data e zhvillimit: 10 dhjetor 2025
Ora e zhvillimit: 12:30 – 13:40
Vendi: “Salla Neço Muho”
Numri i pjesëmarrësve: Mbi 70 qytetare.
Transmetimi Live: Ne Facebook
Njoftimi për publikun: Ftesat u ndanë dhe njoftimi në rrjetet sociale u bë disa ditë pērpara datës së sesionit.
Qëllimi i Aktivitetit
Ky sesion informues u organizua me qëllim rritjen e transparencës dhe përfshirjes qytetare ne proceset vendimmarrëse vendore, përmes prezantimit të strukturës, rolit dhe funksionimit të Këshillit Bashkiak si organ përfagësues dhe ligivënës në nivel vendor, si edhe si një mundësi për të gjithë gytetarët që tẽ jepnin sugjerimet e tyre për një bashkëpunim më të mirë me këshillin bashkiak dhe pjesëmarrje më të madhe në vendimmarrje.
Agjenda e Sesionit
- Hapja e aktivitetit dhe pērshëndetja hyrëse- nga Sekretari i Këshillit Bashkiak i cili theksoi rëndësinë e kětij aktiviteti si një instrument i dialogut dhe transparencës institucionale.
- Prezantimi kryesor mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak gjatë se cilit u bë:
-
- Sqarimi i rolit të këshillit si organ përfaqësues dhe pěrgjegjës për miratimin e buxhetit, vendimmarrjen për çështje të rëndësishme të jetës komunitare, dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së ekzekutivit.
- Ilustroi ndarjen e kompetencave ndërmjet Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë.
- Sqaroi mënyrën e funksionimit të mbledhjeve tế këshillit, rolit të komisioneve të përhershme, transparencës së vendimeve dhe angazhimin pěr pjesëmarrje qytetare.
- Diskutime dhe pyetje nga të pranishmit – Qytetarët shprehën interes dhe bënë pyetje mbi:
-
- Mundesitë për të paragitur kërkesa apo propozime nga qytetaret
- Pardorimii fondeve publikes
- Raportimi drejtperdrejtë dhe transparenca në mbledhje e në mënurë të veçantë për fondet për sportin.
Pjesëmarrësit në Aktivitet
- Këshilltarja më e vjetër e këshillit bashkiak dhe anëtarja e kryesisë së këshillit
- Sekretari i Keshillit Bashkiak
- Qytetarë nga komuniteti vendor dhe veçanërisht të rinj.
Fotografitë dhe materialet vizuale janë përgatitur për qëllime komunikimi publik dhe arkivim te aktivitetit.
Rezultatet dhe Vlerësimi i Aktivitetit
Aktiviteti u vlerësua pozitivisht nga të pranishmit si një hap i rëndēsishëm për përfshirjen qytetare. Pyetjet e shumta dhe diskutimet treguan nië nivel të lartë interesi për proceset e vendimmarrjes.
Vazhdimësia
Bazuar në interesin dhe rëndësinë e këtii sesioni, Küshilli Bashkiak ka vendosur ta shndërrojë kētë sesion informues në një traditë vjetore, si pjesë e angazhimit për:
- Rritien e transparencës institucionale e Forcimin e pjesëmarrjes qytetare
- Edukimin demokratik të komunitetit
Sugierime nga komuniteti
- Të mbështeten më shumë të rinjtë me programe të ndryshme të përshtatshëm për ta.
- Të mbështetet ekipi i folejbollit të vajzave për shkollat e mesme që ka tre vite radhazi që është ekipi kampion i Shqipërisë për shkollat e mesme.
- Të mbështetet krijimi i një biblioteke për bashkinë Himarë.
- Të rriten buxheti për arsimin dhe sportet.
- Të rishikohet numri i këshilltarëve bashkiak meqe ka patur lëvizje demografike të ndjeshme gjatë viteve te fundit.
