REGJISTRI I BRENDSHËM I PETICIONEVE DHE INICIATIVAVE QYTETARE

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

NR.KërkesëData e Regjistrimit në Protokollin e Bashkisë“Përgjigjia
(data dhe numri)”
StatusiTarifa
1.1- Vendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të muajit dhjetor 2020.
2- Procesverbalin e diskutimeve të këshilltarëve gjatë mbledhjes.
23.12.202013.01.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
2.1- A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat e shoqerisë civile gjatë viti kalendarit 2020?
2- Nëse keni ofruar mbështetje financiare, cila ka qenë forma e mbështetjes(grant,kontrata shërbimi,prokurim publik,tenderim etj)
3- Sa organizata të shoqerisë civile kanë aplikuar për mbështejte finaciare gjatë vitit 2020? Specifiko sipas formës nëse ka pasur më shumë se një formë.
4- Sa është nurmri i organizatave që kanë përfituar nga kjo mbështetje? Specifiko sipas formës nëse ka pasur më shumë se një formë.
5- Cila ka qenë shuma e perfitimit për organizatë dhe në total? Specifiko sipas formës nëse ka pasur më shumë se një formë.
6- A keni ofruar mbështetje jo-financiare për organizatat e shoqeritë civile gjatë viti 2020? Cila është baza ligjore/rregullatore që rregullon këtë mbështetje?
7- Nëse po, sa organizata kanë përfituar nga m
bështetja jo-financiare e ofruar? Cili ka qenë lloji i mbështetjes jo-financiare të ofruar?
08.01.202111.01.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
3.1- Kërkojmë një kopje të projektit për rregullimin e qendrës së fshatit Vranisht.10.01.202121.01.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
4.1- Sa është vlera e cila ka shkuar nga buxheti i shtetit/bashkisë për kancelari të ndryshme zyrash , mobilim zyrash dhe makina për bashkinë tuaj nga viti 2014 deri në vitin 2020 ? (specifikisht sipas secilit vit dhe me secilën vlerë përkatëse)05.02.202112.02.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
5.1- Kërkojmë nga ana juaj të na jepet
informacioni i detajuar bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit
ndërmjet Bashkisë Himarë dhe Ministrisë së
Drejtësisë, “Sigurimi
i kuadrit infrastrukturor dhe institucional për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt me ligjin” datë 10.07.2020 me prot.2092
1- Cili është institucioni i përzgjedhur dhe stafi i angazhuar për ofrimin e këtyre programeve psiko-sociale dhe cfarë profili kanë ata
2- Sa është numri i të miturve në konflikt me ligjin që kanë marr shërbime pranë institucionit të përzgjedhur që nga momenti i marrëveshjes së bashkëpunimit midis BH dhe MD?
3- Janë paraqitur familjarë të të miturve për të marr shërbime dhe nëse po cfarë programe konkretisht?
4- Çfarë protokollesh përdoren për zbatimin e kësaj marrëveshje?
5- Çfarë përmban programi me të cilën punohet për rehabilitimin e të miturve?
6- A janë trajnuar me parë punonjësit e qendrës për të ndjekur trajtimin e të miturve me masën e shmangies?
7- Cili është mendimi juaj mbi funksionimin e kësaj marrëveshje?
8- Cili është bashkëpunimi juaj me ZVSHP Vlorë?
9- Cilat janë propozimet tuaja për të funksionuar më mirë kjo marrëveshje për të marrë shërbim të plotë kategoria e të miturve në konflikt me ligjin?
12.02.202116.02.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
6.1- Sa është buxheti i vendosur në dispozicion për mirëmbajtjen e varrezave në bashkinë tuaj nga viti 2015 deri në vitin 2021? (specifikisht për secilin vit)23.02.202103.03.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
7.1- Kopje të vendimit të Kryetarit të Bashkisë lidhur detyrimin e përcaktuar në nenin 79 pika 1 të Kodit Zgjedhor, mbi afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale.
2- Kopje të shkresave të depozituara pranë bashkisë tuaj nga subjektet zgjedhore, ku listohen adresa zyrtare të tyre zgjedhore, në territorin e Bashkisë tuaj.
3- Kopje dixhitale të hartës gjeografike të kufijve të lagjeve/njësivë administrative përbërëse të Bashkisë që ju drejtoni.
23.03.202130.03.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
8.1- Pëlqimin paraprak të kryetarit të Bashkisë Himarë, lidhur me propozimin e ardhur për mënyrën e menaxhimit të zones së mbrojtur Llogara, Karaburun-Sazan dhe Karaburun.
2- Çdo dokument apo qëndrim që ka mbajtur Bashkia Himarë, lidhur në këtë proçes.
14.04.202128.04.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
9.1- Sa Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve ka bashkia për të gjitha zonat dhe njësitë administrative që mbulon?
2- Sa punonjës social janë të punësuar në këto Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve për gjitha zonat që përfshin bashkia?
3- Sa punonjës social janë për një Njësi për Mbrojten e Fëmijëve?
4- Këto Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, a janë ngritur në cdo Njësi Administrative?
5- A është I mjaftueshëm, numri I punonjësve social të punësuar në këto Njësi, apo kanë nevojë për shtimin e tyre për të përballuar punën për idetifikimin dhe gjurmimin e rasteve të fëmijëve në rrezik nga dhuna e cdo lloj forme? Sa është fondi që ka shpenzuar Njesia për Mbrojtjen e Femijëve në vitin 2019 dhe 2020 apo strukturat e tjera që merren me menaxhimin e rastit të fëmijëve në nevojë të abuzuar apo ngacmuar seksualisht?
6- Sa mund të shpenzohet për menaxhimin e një rasti ku një fëmijë është abuzuar apo ngacmuar seksualisht dhe kërkon ndihmën e Punonjësve Për Mbrojtjen e Fëmijëve?
7- A e disponojnë punonjësit social infrastrukturën e nevojshme materiale dhe financiare për identifikimin, parandalimin, e menaxhimin e rasteve të fëmijëvë të dhunuar?
8- Sa janë rastet e fëmijëve të dhunuar, abuzuar apo ngacmuar seksualisht gjatë 8 viteve të fundit për zonat e bashkisë të cilët janë identifikuar apo parandaluar të abuzohen nga strukturat për mbrojtjen e fëmijës dhe Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve?
9- Në 6 njësi Administrative që ka bashkia, sa Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve po funksionojnë si dhe sa punonjës social janë të punësuar?
29.04.202105.05.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
10.1- Kërkesë për infomacion lidhur me hapësirat publike në zonën e plazhit Livadh, Bashkia Himarë.02.06.202102.06.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
11.1- Kërkesë për infomacion11.06.202117.06.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
12.1- Sa ka qenë vlera e investimeve të kryera në vite (nga viti 2014 deri në vitin 2021,
specifikisht për secilin vit) për Shërbimin Zjarrfikës në bashkinë tuaj?
2- Si kanë qenë të shpërndara këto investime (specifikisht për secilin zë)?
3- Sa është numri i makinave zjarrëfikse/mjeteve të tjera të cilat lidhen me këtë shërbim/uniformave dhe veshje specifike që janë blerë (nga viti 2014 deri në vitin 2021,
specifikisht për secilin vit)
4- Sa është numri i personelit të këtij shërbimi (nga viti 2014 deri në vitin 2021, specifikisht për secilin vit) dhe sa është paga për këta individë (bazuar në pozicionin që
mbajnë)
5- A ka pasur dhurime nga organizata/ambasada/konsullata/shtete të tjera për shërbimin zjarrfikës në vendin tonë (nga viti 2014 deri në vitin 2021, specifikisht për secilin vit)?
Cilat kanë qenë këto donacione specifikisht?
23.06.202106.07.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
13.1- Në bashkinë tuaj a janë instaluar paisje për matjen e cilësisë së ajrit nga viti 2017 deri
në vitin 2021?
2- Kur janë instaluar specifikisht dhe me cilat fonde janë siguruar?
3- Kush e kryen monitorim të të dhënave që merren nga paisjet?
4- Nëse po do të doja një kopje të të dhënave . Cilat janë zonat me nivelin më të lartë të ndotjes?
5- Çfarë masash ka marrë institucioni juaj pasi është njohur me të dhënat?
23.06.202106.07.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
14.1- Kërkesë për infomacion lidhur në zbatimin të projektit “Rikualifikimi urban në fshatin Dhërmi “15.07.202110.08.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
15.1- Si bëhet trajtimi i ujrave të zeza në Bashkinë Himarë?
2- A ka Himara impiant për trajtimine ujrave të zeza? Prej sa vitesh?
3- A ka pika në bregdetin e Himarës ku vazhdojnë të derdhen ujra të zeza?
4- Ku i shkarkojnë bizneset/hotelet/banesat ujrat e zeza?
16.07.202122.07.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
16.1- A keni në institucionin tuaj struktura përgjegjëse për politikat rinore në organogramën e institucionit? Nëse po, në cfarë forme janë ato (drejtori, sektorë, specialist, struktura përfaqësimi rinor politikë etj) dhe prej sa kohësh?
2- Nëse nuk keni ende struktura të tilla, ju lutem a mund të na tregoni arsyen përse?
3- A ka pranë institucionit tuaj struktura përfaqësuese këshillimiore rinore si Borde Rinore, Komisione Rinore, Këshilli Rinor?
4- Nëse po,keni dijeni mbi institucionin/organizatën/individin që ka ndërmarrë nismën për krijimin e strukturës (bashkia, shoqëria civile, individë, grupe të tjera) dhe në c’formë bashkëpunoni me to?
5- A ka pranë bashkisë tuaj një Qendrër Rinore apo hapësira të tjera dedikuar grupmoshës së të rinjve 15-29 vjeç dhe cilat janë ato?
6- A keni ju pranë institucionit tuaj buxhet vjetor të planifikuar për gruo moshën 15-29 vjeç? Nëse po, në cilat zërat konkretë janë këto planifikime dhe sa përqind të shumës totale të buxhetit zënë këto zëra? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka një planifikim të tillë?
7- A ka institucioni juaj poliktika të zhvilluara specifikisht për grup moshën 15-29 vjeç? Nëse po a mund të na dërgoni një kopje të tyre? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka të zhvilluar një politikë të tillë?
8- A ka të punësuar pranë institucionit tuaj individë të moshës 18-29 vjeç dhe nëse po sa është përqindja e tyre krahasuar me numrin total të administrates?
9- A keni pasur ju forma të bashkëpunimit me grupe të rinjsh, organizata rinore etj në kuadër të shërbimeve publike, aktiviteteve locale, fushata ndërgjegjësimi, debateve publike, fushatave online apo nisma të tjera? Nëse po ku kanë konsistuar ato?
10- Sa është me përafërsi pjesëmarrja e të rinjve në konultimet publike të zhvilluara nga bashkia? Cilat janë disa nga mjetet apo mekanizmat qe përdor bashkia në përfshirjen e të rinjve në të till procese?
21.07.202129.07.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
17.1- Kërkesë për infomacion lidhur me koeficentin e ndërtimit në zonën e Borshit, Bashkia Himarë.05.08.202106.08.2021
Pergjigje
E perfunduar
18.1- Sa eshte fondi total qe ka perfituar bashkia juaj nga Rilindja Urbane duke filluar nga viti 2013 e deri me tani? Ju lutem fondi te jete i ndare sipas cdo viti.
2- Cilat jane projektet konkrete qe ka perfituar bashkia juaj ne kuader te Rilindjes Urbane per periudhen nga 2013 e deri me tani? Ju lutem rendisni projektet sipas viteve, titullin e projektit, vleren e secilit prej tyre
dhe nese projekti ka perfunduar apo eshte ne proces.
3- Cilat jane kompanite qe kane marre persiper realizimin e punimeve dhe
projektimin dhe mbikqyrjen e secilit prej projekteve te realizuar e bashkine tuaj ne kuader te rilindjes urbane?
4- A ka patur ndonje rast kur bashkia juaj nuk ka marre ne dorezim projektin
per shkak te problematikave gjate realizimit te tij?
03.09.202120.09.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
19.1- Ju lutem na vendosni në dispozicion perqindjen e ndarjes se zones publike dhe asaj te dhene me qera bizneseve per plazhet e vijes bregdetare te Jale, Livadh, Llaman, Himare (plazhet e qytetit Plazhi i maraçit), Potam (HImare), Porto Palermo.
2- Ju lutem na vendosni në dispozicion harten e ndarjes se vijes bregdetare të bashkisë Himarë, ku të tregohen plazhet të cilat i janë vendosur në dispozicion bizneseve private, plazhet të cilat janë pronë private si dhe plazhet e lëna publike për qytetarët?
3- Sa është numri total i parcelave të plazheve dhe sa prej tyre jepen me qera?
4- Sa është numëri i bizneseve që kërkojnë tu vihet në dispozicion Plazhe?
5- Sa nga këto plazhe janë dhënë me qera bizneseve në zonë për 2021?
6- Sa është hapërira e cila është lënë si palzh publik në vijën bregdetare të Himares?
7- Ju lutem na përcaktoni cilat zona janë lënë si plazhe publike në Himarë, duke u bazuar në hartën dixhitale që do të na vendosni në dispozicion?
8- A janë zbatuar gjatë verës së 2021 hapësirat publike në plazhet e Himarës?
9- A ka patur probleme që janë konstatuar nga institucioni juaj gjatë sezonit turistik?
10- Kur filloi ndarja e plazheve për bizneset për verën e 2021 dhe kur u mbyll si proces për Himarën?
11- A ka patur masa administrative për bizneset gjatë sezonit turistik 2021 në lidhje me hapësirat e plazheve të vendosura në dispozicion? Nësë po, sa janë ato, për çfarë arsye janë ndërrmarë dhe sa kanë qenë si vlerë?
12- A ka patur ankesa nga bizneset drejtuar institucionit tuaj gjatë sezonit veror 2021 në lidhje me hapësirat në Plazhe?
13- A është zbatur në terren ligji se 20% e hapësirës së vijës bregdetare duhet të jetë publike?
14- A ka plazhe private në vijën Bregdetare të Himarës për të cilin ju si insitiucion jeni në dijeni, keni lëshuar lejet përkatëse?
15- Sa inspektime keni ushtruar në terren gjatë verës së 2021 në vijën bregdetare të Himarës dhe cfarë problematikash keni vënë re?
16- A ka funskionuar rikonstriktimi i mënyrës së ndarjes së plazheve në zonën e Himarës ?
17- Cilat janë problematikat që keni hasur më shpesh?
18- Sa janë të ardhurat e përfituara nga institucioni juaj nga Plazhet e vijës bregdetare të Himarës?
13.09.202120.09.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
20.1- A ka vendosur instiucioni Juaj një set tarifash për marrjen e informacionit nëpërmjet kërkesës për informacion të parashkikuar nga Ligjin nr. 119/2014, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”, sipas Nenit 13 të këtij ligji?
2- A janë publike këto tarifa? Nëse po mund të vini në dispozicion link URL në të cilin janë publikuar?
3- Nëse institucioni Juaj ka në vend një listë të tarifave për riprodhimin e informacionit publik, sipas Nenit 13 të Ligjit për të drejtën e informimit, kërkoj të më vihet në dispozicion informacioni mbi këto tarifa për mënyrat/format e ndryshme të vënies në dispozicion të informacionit.
4- Nëse institucioni Juaj ka një udhëzim, urdhër apo vendim mbi tarifat e vendosjes në dispozicion të informacionit kërkuesve të ndryshëm, kërkoj të më vihet në dispozicion relacioni shpjegues, metodologjia dhe baza ligjore zyrtare të cilat mbështesin vendimin në fjalë për përcaktimin e këtyre tarifave.
08.10.202118.10.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
21.1- Sa është numri i inspektimeve të kryera në terren, lidhur me ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë gjatë në 2019;2020; 2021 (Deri tani)?
2- Sa procesverbale janë mbajtur në përfundim të procesit vjetor të inspektimit (2019; 2020; 2021(Deri tani))?
3- Sa është vlera totale në lekë e gjobave në secilin prej tri viteve në fjalë (2019; 2020; 2021 (Deri tani))?
4- Sa raste të kapjes në flagrancë të ushtrimit të gjuetisë keni konstatuar në periudhën në fjalë dhe cilat kanë qënë konkretisht kafshët apo shpendët e vrarë (llojet dhe numri i tyre)?
5- A keni ju, si Bashki, një listë totale të kafshëve (shpendë dhe karnivorë) të vrara, në 2019; 2020; 2021 (Deri tani)?
6- Sa është numri inspektorëve që janë përgjegjës për ndalimin e gjuetisë dhe sa është sipërfaqja që duhet të mbikqyrë secili prej tyre?
18.10.202122.10.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
22.1- Kërkesë për infomacion për Bashkinë që kanë planifikuar aktivitete me tematike promovim Turizmi gjatë periudhës nëntor – dhjetor.22.10.202125.10.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
23.1- Ju lutem na vendosni në dispozicion një listë të aktiviteteve sportive, kulturore, artistike, panaire, festa lokale dhe festa që janë kthyer tashme në traditë në këtë bashki gjatë sezonit të verës te zhvilluara në Bashkinë Himarë prej 1 Janarit 2021 deri ne 1 shtator 2021.
2- Ju lutem na vendosni në dispozicion lejet përkatëse të lëshuara nga Bashkia Himarë të këtyre aktiviteteve.
27.10.202102.11.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
24.1- Ju lutem na vendosni në dispozicion se çfarë shkollimi kanë punonjësit apo zyrtarët për shërbimet sociale në Bashkinë tuaj?
2- Kërkoj gjithashtu të më vihen në dispozicion të gjitha punët që kanë bërë më përpara se të punësohen si zyrtar për shërbimet sociale?
3- A kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme këta punonjës në 5 vitet e fundit? Nëse po, cilat janë ato trajnime që kanë marrë pjesë?
02.11.202110.11.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
25.1- Në mungesë së një qendre për ofrimin e shërbimeve juridike parësore pranë Bashkisë Himarë, si e vlerësoni bashkëpunimin ndërmejt
institucionit që ju drejtoni dhë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas
pranë Ministrisë së Drejtësisë? A ka patur bashkëbisedime nga ana juaj
me përfaqësues të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas apo organizata
kombëtare ose jondërkombetare jofitimprurëse të shoqërisë civile për
të diskutuar rreth mundësitë së ngritjes së kësaj zyre? Nëse po, a ka
një plan konkret në terma afatshurtër, atafmesëm apo afatgjatë për
ngritjen e saj?
2- Si ofrohet ndihma juridike parësore për shtresat me të ardhura dhe
pasuri të pamjaftueshme ose përfituesve të veçantë të cilët mund të
paraqiten për ta kërkuar atë pranë Bashkisë Himarë?
3- Sa është numri i kërkesave të depozituara nga qytetarët pranë
Bashkisë Himarë, për të kërkuar asistencë për plotësimin e kërkesës dhe dokumenteve mbështetës për të përfituar ndihmë juridike parësore,
gjatë periudhës Shtator 2020-Shtator 202? Si e vlerësoni nivelin e
njohurive që disponojnë qytetarët, sa i përket të drejtës për akses
në Gjykatë, nëpërmjet ndihmës juridike të garantuar nga shteti? A
hasin vështirësi qytetarët në plotësimin e formularëve për përfitimin
e ndihmës juridike parësore dhe dytësore? Cili është pesoneli
administrativ që i ndihmon në këtë process?
4- Cilat janë sfidat dhe vështirësitë që hasin përfaqësuesit e administrates së Bashkisë, në këshillimin e qytetarëve mbi procedurat
që duhen të ndiqen për përfitimin e ndihmës juridike parësore dhe asaj
dytësore në Gjykatë?
5- A janë organizuar fushata sensibilizuese për rritjen e
ndërgjegjësimit public mbi ofrimin e ndihmës juridike dhe kushtet për
përfitimin e saj, nga ana e institucionit që ju drejtoni? Nëse po, a mund të na ofroni më shumë infomacion rreth kohës së realizimit dhe pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucionale?
Neso jo, cilat kanë qenë vështirësitë që keni hasur për bërjen të mundur të realizimit të tyre?
10.11.202115.11.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
26.1- Pse Himara rezulton zona më e ndotur në vend?
2- Sa ton mbetje prodhon Himara (qyteti dhe zona bregdetare) në një
ditë? Po në një vit?
3- Ku depozitohen mbetjet? Sa kushton?
4- Sa është fondi i Bashkisë për pastrimin?
5- Shërbimi i menaxhimit të mbetjeve bashkia e Himarës e ofron në të gjithë territorin e saj apo një pjesë mbetet pa shërbim?
6- Sa është fondi i parashikuar për vitin 2022 për këtë qellim?
7- A ka vendgrumbullime të paligjëshme në Himarë?
20.11.202101.12.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
27.1- Vlera e buxhetit të bashkisë tuaj e cila ka shkuar për pastrimin nga
mbetjetet nga viti 2014 deri në vitin 2022 (specifikisht për secilin vit)
2- Ky i depoziton aktualisht mbjetjet bashkia?
3- Ku ndodhet pika fundore e vendosur në dispozicion për bashkinë tuaj
për sa i përket depozitimit të mbetjeve?
4- Sa pika depozitimi të mbetjeve ka bashkia aktualisht?
5- A ka zona të cilat nuk mbulohen për sa i përket pastrimit? Ku ndodhen dhe cilat janë shkaqet?
6- A e mbulon dot bashkia me buxhetin e saj pastrimin?
7- A digjen mbeturina aktualisht brenda territorit që mbulon bashkia?
Çfarë masash ka marrë institucioni juaj?
8- Sa është numri i koshave të vendosur në territorin që mbulon bashkia? Sa është numri i makinave të cilat mbledhin mbetjet? Sa është numri i punëtorëve të pastrimit?
9- A mund të mbyllet plotësisht problematika e mbetjeve nga bashkia juaj brenda vitit 2022?
11.01.202221.01.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
28.1- Sa është buxheti i bashkisë i vendosur në dispozicion për pastrimin ?
2- A mjafton ky buxhet për të mbuluar pastrimin në 100% të territorit
të bashkisë tuaj?
3- Si shpërndahet zërate bushetit për pastrimin?
4- Ku depozitohen mbetjet e prodhuara? Sa kushton?
5- Sa ton mbetje ka prodhuar bashkia juaj nga viti 2014 deri në vitin
2021? A pritet të rritet kjo sasi? Në cilat periudha të vitit
gjenerohen më shumë mbetje?
6- A është tarifa e pastrimit e mjaftueshme për të përballuar pastrimin?
7- A ka pika të paligjshme depozitimi të mbetjeve?
8- A ka menduar bashkia të rrisë tarifat e pastrimit gjatë periudhës së
verës për bizneset dhe turistës?
9- Vendgrumbullimi i Bajzës a arrin të përballojë sasinë e mbetjeve që
gjenerohen gjatë verës?
04.05.202218.05.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
29.1- Listen emërore të punonjësve në pozicione drejtuese të larguar për shkak të dekriminalizimit për periudhën 01.10.2019 deri më Qershor 2022;
2- Listën emërore të punonjësve në pozicione drejtuese që janë në proces hetimor për shkak të dekriminalizimit për periudhën 01.10.2019 deri më Qershor 2022;
3- Listën emërore të punonjësve në pozicione drejtuese që janë dënuar
për shkak të dekriminalizimit për periudhen 01.10.2019 deri më Qershor 2022
4- Listën emërore të punonjësve në pozicione drejtuese që kanë refuzuar plotësimin e formularit te Dekriminalizimit për periudhën
01.10.2019 deri më Qershor 2022.
5- Listën emërore të këshilltarëve bashkiakë që kanë refuzuar plotësimin e formularit të Dekriminalizimit dhe/ose janë larguar për shkak të Dekriminalizimit për periudhën 01.10.2019 deri më Qershor 2022.
30.06.202204.07.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
30.1- A ka bashkia buxhet vjetor të planifikuar për rininë (grup moshën 15-29 vjeç)? Nëse po, sa përqind të shumës totale të buxhetit
zënë këto zëra? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet
përse nuk ka një planifikim të tillë?
2- A ka të punësuar pranë bashkisë suaj individë të moshës 18-29 vjeç (përfshirë drejtuesit)? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
3- Sa është përqindja e të rinjve (18-29 vjeç) të punësuar
krahasuar me numrin total të administratës?
4- A ka bashkia juaj politika rinore të zhvilluara specifikisht
për grup moshën 15-29 vjeç? Nëse po a mund të na dërgoni një kopje të
tyre? Nëse jo a mund të na tregoni disa nga arsyet përse përse nuk ka
të zhvilluar një politikë të tillë?
5- A keni në institucionin tuaj struktura përgjegjëse për
politikat rinore? Nëse po, cilat janë ato (psh. drejtori, sektorë,
specialistë, struktura përfaqësimi rinor politikë etj) dhe prej sa kohësh janë funksionale?
6- A ka struktura rinore të ngritura në bashkinë tuaj dedikuar
grupmoshës së të rinjve 15-29 vjeç (qendra/zyra rinore, këshilla rinore, parlament rinor, struktura konsultative rinore, etj.) për periudhën janar-dhjetor 2021. Nëse po, cilat janë ato?
7- Me kë keni bashkëpunuar për ngritjen e strukturave të tilla
(me grupe të rinjsh, organizata rinore, etj)
8- A keni pasur ju forma të tjera bashkëpunimit (me grupe të rinjsh, organizata rinore, etj) për zhvillimin e aktiviteteve me fokus rininë? Nëse po ku kanë konsistuar ato?
9- Sa është me përafërsi pjesëmarrja e të rinjve në konsultimet
publike të zhvilluara nga bashkia? Cilat janë disa nga mjetet apo mekanizmat që përdor bashkia në përfshirjen e të rinjve në të tila
procese?
26.07.202204.08.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
31.1- A keni të dhëna se sa familje janë të pastreha në vend dhe kanë kërkuar ndihmë nga
shteti shqiptar?
2- A janë strehuar nëpërmjet formave që parashikon ligji këto familje?
3- Në rastet kur familjet në nevojë nuk i plotësojnë kushtet për të marrë kredi të zbutur,
si procedohet, si ndihmohen?
4- Gjatë këtij procesi a ka abuzime nga persona që janë në gjendje të mirë ekonomike?
5- Keni ju si institucion sugjerime për ndryshime në procedura për të përfituar nevojtarët
dhe kufizuar abuzimet?
6- Cilat bashki apo qytete kanë më shumë persona të pastrehë?
17.01.202226.01.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
32.1- Gjendja aktuale e atij segmenti rrugor.
2- Detyrimet ligjore të Bashkisë Himarë për mirëmbajtjen dhe zhbllokimin e rrugës nga rrëshqitjet e dherave kur ndodhin të tilla.
3- Sa fonde janë parashikuar e planifikuar për mirëmbajtjen e saj për vitin 2023?
4- Cila është perspektiva e atij segmenti rrugor për tu asfaltuar,me qëllim që edhe Fterra të lidhet me Bregdetin dhe rrugen e Lumit të Vlorës me rrugë të asfaltuar si gjithë fshatrat e tjerë të Bregut e të Kurveleshit.
22.11.202206.12.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
33.1- Vendimi i Këshillit Bashkiak Himarë që përcakton tarifat vendore të plazheve (që është marrë për bazë në kuadër të këtij investimi);
2- Kontrata ose kontratat e lidhur/a midis Bashkisë Himarë dhe shoqërisë “GREEN COAST” SHPK, për përdorimin e brigjeve sipas sipërfaqjes objekt përdorimi, bazuar në V.K.M.-në nr. 544, datë 27.07.2016“Për lejimin e përdorimit të brigjeve në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “GREENCOAST””, të ndryshuar.
14.12.202221.12.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
34.1- A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat jofitimprurese (OJF) gjatë vitit 2022?
2- Nëse keni ofruar mbështetje financiare, cila ka qenë forma e mbështetjes (grant, kontrata shërbirni, prokurim publik/tenderim, etj.).
3- Sa OJF kanë aplikuar për mbështetje financiare gjatë vitit 2022? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes, nesë ka patur më shumë se një formë.
4- Sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes nëse ka patur më shumë se një formë.
5- Cila ka qenë buxheti i disbursuar për organizatë dhe në total? Ju lutem, specifikoni sipas formës nëse ka patur më shumë se një formë.
6- Keni ofruar mbështetje jofinanciare gjatë vitit 2022? Cila është baza ligjore rregullatore që rregullon këtë formë mbështetjeje?
7- Nëse keni ofruar mbështetje financiare, sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Cili ka qenë Iloji i mbështetjes jofinanciare të ofruar (mjedise, trajnime, ndarje eksperiencash, etj)?
8- Sa është numri i konsultirneve publike të realizuara nga institucioni juaj gjatë vitit 2022?
9- A ka institucioni juaj koordinator për njoftimin dhe konsultirnin publik? Nëse po, ju lutem citoni kontaktin.
10- A ka institucioni juaj koordinator për shoqërinë civile? Nëse po,ju lutem citoni kontaktin.
11. Sa OJF kane marrë pjesë në konsultime publike të organizuara nga Institucioni juaj?
12- Sa përqind (%) e projektligjeve e akteve nënligjore të hartuara nga institucioni juaj janë si rezultat i konsultimeve me OJF-të?
13- A janë të përfshirë përfaqesues të OJF-ve në organe këshillimore të institucionit tuaj? Nëse PO, cilat janë këto organe këshillimore dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
14- A janë përfshirë OJF në grupet e punës së ngritura të institucionit tuaj? Nëse PO, cilat janë këto grupe punë dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
15- A është trajnuar stafi juaj mbi veprimtarinë dhe funksionimin e OJF-ve? Nëse po, sa punonjës janë trajnuar?
16- A ka lincensuar institucioni juaj OJF që ofrojnë shërbime të caktuara? Nëse po, sa OJF janë lincesuar? Për cfarë shërbimesh janë lincensuar?
18.01.202331.01.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
35.1- Sa impiante për trajtimin e ujërave të ndotura ka ndërtuar Bashkia Himarë?
2- Sa janë funksionale?
3- Cfarë kategorie është niveli i trajtimit të ujërave të ndotura?
27.01.202307.02.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
36.1- Sa është numri I kontratave të lidhura nga Bashkia Himarë për dhëniën me qira të tokave të administruara prej saj me kompanitë private të cilat kanë fituar licensat për ndërtimin, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve fotofolkaike dhe parqeve eolike në Bashkinë Himarë.
2- Një kopje të kontratave të lidhura nga Bashkia Himarë për dhënien me qira të tokave të administruara prej saj me kompanitë private të cilat kanë fituar licensat për ndërtimin, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve fotofolkaike dhe parqeve eolike në Bashkinë Himarë.
3- Një kopje të kërkesave që janë depozituar në Bashkinë Himarë për marrjen e tokave me qira nga shoqëritë të cilat kërkojnë të zhvillojnë projkete për ndërtimet e centraleve fotovoltaike dhe parqeve eolike në Bashkinë Himarë.
19.04.202302.05.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
37.1- Neni 7, pika 1/b, i Ligjit për Rininë, parashikon për NJVV-të krijimin e Këshillit Vendor të Rinisë. Aktualisht në cilën fazë është procesi i themelimit të këtij këshilli në bashkinë tuaj? (Është ngritur, është në proces administrativ për tu ngritur, apo është në plan për tu ngritur?)
2- Nëse Këshilli Vendor Rinor (KVR) është ngritur, ju lutemi informoni mbi:
-Përbërjen e tij (anëtarësinë përfshirë dhë organizatat qe të rinjtë përfaqësojnë);
3- Neni 7, pika 1/c parashikon organizimin dhe koordinimin e veprimtarive që synojnë arritjen e objektivave vendorë në fushën e mbrojtjes dhe të fuqizimit të të rinjve. Në këtë kuadër:
-Në bashkinë tuaj a ka dokument lokal strategjik për rininë (plan strategjik; strategji; apo çdo dokument tjeter ku bashkia paraqet objektiva vendore në fushën e mbrojtjes dhe të fuqizimit të të rinjve’?
-Nëse po, a është i publikuar në faqen e Bashkisë? (Do vlerësonim nëse referoni ku konkretisht)
-Nëse jo, a ka një plan në bashki që parashikon përmbushjen e ligjit në lidhje me këtë pikë?
4-Neni 7, pika 1/dh, parashikon financimin e krijimit dhe të zhvillimit të infrastrukturës rinore dhe të hapësirave rinore të sigurta.
-Në PBA aktuale a ka zë/zëra të dedikuar për këtë çështje në bashkinë tuaj?
-Nëse po ju lutem specifikoni programin buxhetor përkatës në PBA 2023-2025
5- Neni 7, pika 1/e, parashikon krijimin e strukturave administrative për çështjet e rinisë.
-A ka një strukturë administrative për çështjet e rinisë në organikën e aparatit të bashkisë suaj?
-Nëse po, ju lutemi të specifikoni:
njësinë (drejtorinë/sektorin/ etj.);
-të dhënat e pikës së kontaktit/punonjësit rinor që mbulon çështjet e rinisë: Emër mbiemër, email zyrtar.
-Si dhe informacion nëse kjo pikë kontakti ka në përshkrim pune vetëm mbulimin e çështjeve rinore apo dhe përgjegjësi/fusha të tjera.
6- Neni 7, pika 1/ë, përmend parashikimin, në buxhetet e tyre, të fondeve për realizimin progresiv të të drejtave të të rinjve për zhvillimin e projekteve, programeve dhe veprimtarive rinore.
-A ka parashikuar bashkia juaj zë të dedikuar në PBA 2023-2025 për këtë çështje?
-Nëse po, ju lutem specifikoni programin buxhetor.
7- Neni 7, pika 1/f parashikon mbledhjen, analizimin dhe raportimin e të dhënave, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për situatën e të drejtave të të rinjve në territorin e tyre.
-A e realizon bashkia juaj këtë detyrim?
-Nëse po ju lutemi të referoni raste specifike.
8- A ka institucioni juaj një databazë të organizatave rinore/për të rinjtë që operojnë në bashkinë tuaj?
9- A bashkëpunoni me organizata të shoqërisë civile për çështjet rinore (si përshembull nxitjen e vullnetarizmit të të rinjve dhe edukimin joformal të tyre)?
10- Si do ta vlerësonit këtë bashkëpunim?
11- Neni 7.pika 4 parashikon se Njësitë e vetëqeverisjes vendore bashkëpunojnë me organizatat për të rinjtë e organizatat rinore shqiptare në diasporë, për të mbajtur komunikimin me të rinjtë shqiptarë që janë larguar nga vendi për arsye studimesh ose të tjera, me qëllim angazhimin në aktivitetet që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë.
-Keni raste bashkëpunimi të këtij kuadri?
12- A jeni angazhuar në realizimin e masave të parashikuara në Strategjinë Kombëtare për Rininë 2022-2029 për Bashkitë? Nëse po, ju lutemi të paraqisni informacion në çfarë faze është ky proces.
04.05.202308.05.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
38.1- Si është i organizuar shërbimi veterinar në bashkinë tuaj?
2- Sa veteriner janë në strukturën e shërbimit veterinar?
3- Sa është fondi i përcaktuar në buxhet për shërbimin veterinar në 5 vitet e fundit (specifikojeni sipas secilit vit)?
4- A keni hartuar program pune të profilaksisë veterinare në lidhje me situatën epizootike të qenve dhe maceve tërrugës, si edhe programe për kontrollin dhe lëvizjen e tyre?
– Nëse po, na e vendosni në dispozicion;
5- A i keni identifikuar qentë dhe macet e rrugës në territorin që administroni?
-Nëse po, sa është numri i tyre në 5 vitet e fundit?
(nëse i keni të ndara sipas muajve, njësive administrative, ju lutem specifikojeni);
6- Si e organizoni sterilizimin e organeve të riprodhimit të qenve dhe të maceve të rrugës?
7- Si i grumbulloni qentë dhe macet e rrugës?
8- A keni vende të posaçme, të miratuara, në të cilat i dërgoni?
9- Në cilat raste realizoni eliminimin e qenve dhe të maceve të rrugës dhe si e realizoni procesin?
– Nëse i keni eleminuar ato për arsyet që do i listoni, ju lutemi na informoni për numrin e qenve dhe maceve të eliminuar në 5 vitet e fundit (specifikojini sipas secilit vit);
10- A keni konstatuar raste ku ka pasur braktisje të qenve dhe maceve nga pronarët përkatës dhe çfarë masash keni marrë?
11- Çfarë masash keni marrë që në ambientet publike, si: rrugë, parqe, kënde lojërash etj., kafshët e shoqërimit të mos paraqesin rrezik për njerëzit ose për kafshët e tjera?
12- Çfarë masash keni marrë për të vendosur dhe për të zbatuar në territorin që administroni, detyrimin për pronarët që të vendosin maskën mbrojtëse në gojë për qentë e shoqërimit të racave agresive gjatë qëndrimit të tyre në ambientet publike?
13- A keni konstatuar raste të helmimit të qenve dhe të maceve të rrugës?
– Nëse po, si keni vepruar në këto raste?
14- A keni referuar tek autoritetet ligjzbatuese raste të braktisjes, helmimit apo të vrasjes së qenve apo të maceve të rrugës?
– Nëse po, na informoni për secilin rast;
15- A keni informacion për sjelljen e maceve dhe kafshëve të rrugës nga territore të tjera të vendit në territorin e bashkisë suaj?
16- A keni marrë ankesa për mënyrën se si e menaxhoni situatën e maceve dhe të qenve të rrugës?
– Nëse po, na informoni për numrin e tyre në 5 vitet e fundit;
17- A keni ngritur qendra vaksinimi, kastrimi dhe sterilizimi për macet dhe qentë e rrugës?
-Nëse po, na informoni për adresat e tyre dhe numrin e kafshëve të trajtuara, matrikulluara në 5 vitet e fundit, ndarë sipas kategorive, qen, mace, mosha, tipologjia, etj.;
18- A keni qendra të ngritura për macet dhe qentë e rrugës?
– Nëse po, si funksionojnë ato, a janë të përkohshme, të përhershme etj.?
– Si munden qytetarët t’i vizitojnë qendrat tuaja dhe si e siguroni transparencën për punën tuaj?
19- A keni strehëza të përhershme të ngritura për macet dhe qentë e rrugës që janë në pritje të adoptimit?
– Nëse po, si funksionojnë ato?
20- Si funksionon adpotimi i qenve dhe i maceve të rrugës që ju i grumbulloni në territorin tuaj, nëse e ofroni këtë shërbim?
12.05.202319.05.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
39.1- Sa është numri i shkollave në Bashkinë tuaj?
2- Sa ka qenë numri i nxënësve në 9-vjeccare në vitin shkollor 2021-2022 në bashkinë tuaj?
Po të regjistruar për klasën e parë?
3- Sa ka qenë numri i nxënësve në 9-vjeccare në vitin shkollor 2022-2023 në bashkinë tuaj?
Po të regjistruar për klasën e parë?
4- Sa ka qenë numri i nxënësve në gjimnaz në vitin shkollor 2021-2022 në bashkinë tuaj?
Po të regjistruar për vitin e parë?
5- Sa ka qenë numri i nxënësve në gjimnaz në vitin shkollor 2022-2023 në bashkinë tuaj?
Po të regjistruar për vitin e parë?
21.06.202322.06.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
40.1- Sa është numri aktual i shkollave në Bashkinë tuaj?
2- Sa ka qenë numri i shkollave në vitin 2018?
3- Sa shkolla janë mbyllur gjatë periudhës janar 2018-janar 2023?
4- Sa ka qenë numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare gjatë vitit shkollor: 2017-2018/ 2018-2019/ 2019-2020/ 2020-2021/ 2021-2022/ 2022-2023?
5- Sa ka qenë numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare gjatë vitit shkollor: 2017-2018/ 2018-2019/ 2019-2020/ 2020-2021/ 2021-2022/ 2022-2023?
22.06.202323.06.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
41.1- A ka pasur Bashkia juaj buxhet vjetor te planifikuar per rinine (grup moshen 15-29 vjec) per periudhen janar -dhjetor 2022? Nese po, sa perqind te shurnes totale te buxhetit zene keto zera? Nese jo, ju lutem a mund te na tregoni disa nga arsyet perse nuk ka nje planifikim te tille?
2- A ka te punesuar prane Bashkise suaj individe te moshes 18-29 vjec (perfshire drejtuesit)? Sa prej tyre jane femra dhe sa meshkuj?
3- Sa eshte perqindja e te rinjve (I8-29 vjec) te punesuar krahasuar me numrin total te administrates?
4- A ka Bashkia juaj politika rinore te zhvillura specifikisht per grup moshen 15-29 vjec? Nese po a mund te na dergoni nje kopje te tyre? Nese jo, ju lutem a mund te na tregoni disa nga arsyet perse nuk ka te zhvilluar nje politike te tille?
5- A keni ne institucionin tuaj struktura pergjegjese per politikat rinore? Nese po, cilat jane ato (psh. drejtori, sektore, specialiste, struktura perfaqesimi rinor politike etj) dhe prej sa kohesh jane funkionale?
6- A ka struktura rinore te ngritura ne Bashkine tuaj dedikuar grupmoshes se te rinjve 15-29 vjec (qendra/zyra rinore, keshilla rinore, parlament rinor, struktura konsultative rinore, etj.) per periudhen janar – dhjetor 2022. Nese po, cilat jane ato?
7- Me ke keni bashkepunuar per ngritjen e strukturave te tiIIa (organizata rinore, grupe te rinjsh, individe, etj?
8- A keni pasur ju forma te tjera bashkepunimit (me grupe te rinjsh, organizata rinore, etj) per zhvillimin e aktiviteteve me fokus rinine? Nese po ku kane konsistuar ato?
9- Sa eshte me perafersi pjesemarrja e te rinjve ne konsultimet publike te zhvilluara nga bashkia? Cilat jane disa nga mjetet apo mekanizmat qe perdor bashkia ne perfshirjen e te rinjve ne te tilla procese?
07.07.202310.07.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
42.1- Sa është numri total i familjeve/individëve që trajtohen me ndihmë ekonomike?
2- Sa është numri total i familjeve që përfitojnë nga ndihma bllok 6%?
28.07.202304.08.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
43.1- Sa kosha për mbetjet urbane/rurale ka vendosur Bashkia Himarë në plazhin e Livadhit?
2- Sa herë në ditë pastrohen mbetjet nga Livadhi?
3- A është në dijeni Bashkia Himarë për rrëshkitjen e mbajtëseve anësore të rrugës në rrugën e plazhit të Livadhit?
4- Nese po, për çfarë arsye nuk është vendosur një sinjalistike e përkohshme?
5- Kur parashikohet të rregullohet kjo pjesë e rrugës?
31.07.202308.08.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
44,1- Vendndodhjen e pronave që ka nën zotërim Konfederata e Sindikatave të
Shqipërisë në Bashkinë Himarë.
2- Sipërfaqen specifike për secilën pronë të specifikuar në Himarë.
3- Njollën e sipërfaqes.
4- Objektet në këto prona.
11.10.202311.10.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
45,1- Listën e institucioneve publike që funksionojnë brenda territorit të Bashkisë Himarë dhe adresat respektive (banesa kolektive: shtëpitë e të moshuarve, shtëpitë e fëmijëve, institucionet për personat me aftësi të kufizuar, qëndrat rezidenciale studentore, qëndrat sociale rezidenciale)
2- Listën e organizatave jofitimprurëse, fondacioneve dhe organizmave të tjerë të ngjashme që ushtrojnë aktivitetin brenda territorit të bashkisë suaj dhe adresat respektive (që janë për qëllime banimi)
3- Identifikimin e të pastrehëve dhe vendqëndrimet e tyre
12.10.202325.10.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
46.Nga informacionet që kemi në terren, në vijën bregdetare të fshatit Dhërmi po realizohet një ndërhyrje në det për ndërtimin apo zgjatimin e një strukture në det në afërsi të resortit “Drymades Inn”.
Në kuadër të trasparencës publike, duke u bazuar tek ligji për të drejtën e informimit Nr.114/2014, emisioni “Vetting” kërkon si informacion:
1- A ka leje zhvillimi subjekti që po kryen ndërhyrjen në det?
2- Nëse po, ju lutemi të na vendosni në dispozicion lejen e zhvillimit nga subjekti
17.10.202326.10.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
47.1- Njollën e shtrirjes për të gjitha subjektet që kanë lejë minerare shfrytëzimi në
Bashkinë Himarë.
17.10.202320.10.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
48.1- Kur kanë filluar punimet për ndërtimin e “Ndërtimi i veprës së marrjes dhe linjës së transmetimit të ujit nga Lepusha në Himarë”?
2- Cilët janë personat e caktuar për zbatimin e projektit, mbikqyrësi dhe koalidatori i punimeve?
3- Kur kanë filluar punimet për ndërtimin e “Rrjetit shpërndarës i ujësjellësave për fshatrat Borsh, Qeparo, Himarë fshat, Jalë, Vuno, Livadh dhe Himarë qytet”?
4- Cilët janë personat e caktuar për zbatimin e projektit, mbikqyrësi dhe koalidatori i punimeve?
23.10.202301.11.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
49.1.Në vijim të kërkesës së mëparshme të drejtuar nga shoqëria “Pastrime Silvio” shpk, për zbatimin e vendimit nr.145 (31132-01732-86-2022) akti, nr. 64 (86-2023-920) vendimi, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga ana e Bashkisë Himarë. Me anë të kësaj kërkese për informacion, kërkojmë një informacion lidhur me veprimet që ka ndërmarrë Bashkia Himarë për zbatimin e vendimit të sipërcituar të gjykatës dhe në çfarë faze ndodhet aktualisht. Si subjekt që prekemi drejtpërdrejt nga zbatimi i këtij vendimi të gjykatës, lutemi të na informoni sa më shpejt që të jetë e mundur lidhur me sa kërkojmë.30.11.202312.12.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
50.1- A është konsultuar me publikun Buxheti Vjetor 2023 dhe 2024 i Bashkisë? Nëse po, më përcillni kopje të njoftimit/njoftimeve për zhvillimin e dëgjesave publike, kur dhe ku është publikuar njoftimi/njoftimet, kopje të procesverbaleve të mbajtura, kopje të rekomandimeve dhe dokumente të tjera që mbështesin realizimin e këtij procesi.
2- A është konsultuar me publikun paketa e taksave dhe tarifave vendore për periudhën 2023-2024? Nëse po, më përcillni kopje të njoftimit/njoftimeve për zhvillimin e dëgjesave publike, kur dhe ku është publikuar njoftimi/njoftimet, kopje të procesverbaleve të mbajtura, kopje të rekomandimeve dhe dokumente të tjera që mbështesin realizimin e këtij procesi.
3- A është konsultuar me publikun tjetërsimi i pronave të Bashkisë për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023? Nëse po, më përcillni kopje të njoftimit/njoftimeve për zhvillimin e dëgjesave publike, kur dhe ku është publikuar njoftimi/njoftimet, kopje të
procesverbaleve të mbajtura, kopje të rekomandimeve dhe dokumente të tjera që mbështesin realizimin e këtij procesi.
4- A janë njoftuar paraprakisht në faqen e internetit ose stendën e informimit data dhe ora e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023? Nëse po, më përcillni kopje të njoftimit/njoftimeve për zhvillimin e këtyre mbledhjeve, kur dhe ku është publikuar njoftimi/njoftimet, kopje të procesverbaleve të mbajtura dhe dokumente të tjera që mbështesin realizimin e këtij procesi.
5- A janë njoftuar paraprakisht në faqen e internetit ose stendën e informimit data dhe ora e mbledhjeve të Komisioneve të Këshillit Bashkiak për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023?Nëse po, më përcillni kopje të njoftimit/njoftimeve për zhvillimin e këtyre mbledhjeve, kur dhe ku është publikuar njoftimi/njoftimet, kopje të procesverbaleve të mbajtura dhe dokumente të tjera që mbështesin realizimin e këtij procesi.
6- A shfaqen në faqen e internetit apo stendën e njoftimeve publike, njoftime për organizimin e Dëgjesave Publike nga Këshilli Bashkiak për periudhën Janar 2023- Dhjetor 2023? Nëse po, më përcillni kopje të njoftimit/njoftimeve për zhvillimin e këtyre dëgjesave, kur dhe ku është publikuar njoftimi/njoftimet, kopje të procesverbaleve të mbajtura dhe dokumente të tjera që mbështesin realizimin e këtij procesi.
7- A ka qenë Bashkia juaj ndonjëherë përfituese e Fondit Social qe nga krijimi i tij dhe nëse po, sa ka qenë periudha për të cilën është ofruar mbështetje dhe në çfarë vlere monetare?
11.12.202320.12.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
51.1- Lutemi te na informoni ne çfarë faze janë përgatitjet per ndërtimin e rrugës se Tërbaçit, premtimi kryebashkiakut Jorgo Goro. A ekziston nje projekt per rrugën? Nese po lutemi ta ndani me ne. Sa pritet te kushtoje projekti? Kur parashikohet te nise puna? Kur pritet te perfundoje ndërtimi I rrugës ne fshatin Tërbaç?
2- Lutemi te na informoni a ka bashkia Himarë nje plan per ndërtimin e rrugës ne Kudhës qe e lidh ate me rrugën e Lumit te Vlores sipas premtimit të kryebashkiakut Jorgo Goro? Ne çfarë faze janë përgatitjet per ndërtimin e kësaj rruge. A ekziston nje projekt per rrugën? Nese po lutemi ta
ndani me ne. Sa pritet te kushtoje projekti? Kur parashikohet te nise puna? Kur pritet te perfundoje ndërtimi i rrugës ne fshatin Pilur?
26.12.202329.12.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
52.1- Sa punonjës janë në pozicionin e koordinatorit vendor, për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare në juridiksionin e bashkisë tuaj?
2- Në sa raste (përgjatë viteve 2018, 2019, 2020 , 2021, 2022, 2023) koordinatori ka bashkëpunuar me policinë e shtetit (në sa raste titullari i policisë së shtetit ka njoftuar menjëherë koordinatorin për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare)?
3- Sa qendra sociale të rehabilitimit jane ngritur pranë juridiksionit të bashkisë tuaj, për viktimat e dhunes në familje?
4- Sa struktura të qendrave publike janë për trajtimin, trajnimin dhe rehabilitimin e dhunuesve pranë juridiksionit të bashkisë tuaj?
5- A keni bashkëpunuar me shërbimin e provës, për monitorimin e ekzekutimit të urdhrave të mbrojtjes?
27.12.202329.12.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
53.1-Sa është shuma e paguar për konsumin e energjisë elektrike për institucionin tuaj për periudhën 01.10.2021 – 20.10.2023? (të ndara sipas muajve)29.12.202308.01.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
54.1 – Sa është vlera totale për ndihmë sociale që është dhënë për gratë/femrat e dhunuara? (Të ndara sipas viteve 2020-2021-2022-2023)
2 – Sa është buxheti i bashkisë tuaj për dhunën në familje? (Të ndara sipas viteve 2020-2021-2022-2023)
3 – Sa gra/femra të dhunuara kanë përfituar subvencionim të qirasë/bonus qiraje nga bashkia juaj? (Të ndara sipas viteve 2020-2021-2022-2023)
4 – Sa gra/femra të dhunuara kanë përfituar kredi të buta per vitet 2020-2021-2022-2023? (sa kanë aplikuar dhe sa e kanë përfituar)
5 – Cila është problematika më e madhe që keni ndeshur për të ndihmuar/mbështetur, gratë/femrat e dhunuara përgjatë këtyre viteve? (2020-2023)
05.01.202417.01.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
55.Mbi dëmet në pyje
1 – Sa ka qënë sipërfaqja dhe volumi i prerjeve të paligjshme të drurëve (2022-2023)?
2 – Sa ka qënë sipërfaqja e djegur plotësisht nga zjarri (2022-2023)?
3 – Sa ka qënë volumi i djegur plotësisht (2022-2023)?
4 – Sa ka qënë volumi i djegur, por ende i përdorshëm (2022-2023)?
5 – Sa ka qënë numri i zjarreve (2022-2023)?
6 – Cilat kanë qënë shkaqet e zjarreve, për secilin (2022-2023)?
7 – Cili ka qënë dëmi financiar i shkaktuar nga djegia (nëse është bërë një vlerësim i tillë për të dy vitet)?
8 – Cilat zona (parcela pyjore/fshat/ekonomi pyjore/ngastra/nënngastra) u prekën nga zjarret (2022-2023)?

Mbi shfrytëzimin e pyjeve
1 – Sa ka qënë sasia e shfrytëzuar (në sipërfaqe dhe në volum) e lëndës drusore për secilin vit (2022 dhe 2023): konkretisht: sa për dru zjarri; sa për lëndë punuese; sa për qymyr etj.? Fjala është për shfrytëzime të cilat lejohen, pavarësisht situatës nën moratorium, si psh: shfrytëzim për nevoja të ngrohjes së banorëve etj.
2 – Sa ka qënë sipërfaqja e pakësuar nga ndryshimi i përdorimit të fondit pyjor (për ndërtime HEC-esh; për shfrytëzime karrierash, si dhe për kryerjen e projekteve të tjera (2022-2023)?
3 – Sa është shuma totale e shpenzimeve të kryera, në shërbim të mirëmbajtjes së fondit pyjor dhe kullosor (funksionet ekologjike, ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës pyjore, ripërtëritja e fondit pyjor, hartimi i planeve të përmirësimit, atyre të mbarështimit, luftimi i sëmundjeve etj; në secilin prej viteve 2022 dhe 2023)?

Mbi të ardhurat e siguruara nga fondi pyjor dhe kullosor
1 – Cila është shuma totale e të ardhurave të siguruara nga fondi pyjor dhe kullosor, gjatë vitit 2022 dhe 2023 (të ardhura nga shitja e lëndës drusore, prodhimet jodrusore, persona fizikë dhe juridikë të dalë fitues në procedura konkurimi publik, të ardhura nga turizmi/rekreacioni etj.)?
2 – Cilat janë ekonomitë pyjore në bashkinë tuaj? Sa është totali të ardhurave të marra në secilën ekonomi pyjore (duke llogaritur: vlerat drusore, vlerat dytësore, vlerat rekreative, vlerat e biodiversiteti, vlerat e tokës bujqësore, vlerat turistike, taksat infrastrukturore, shfrytëzim dhe nxjerrje materialesh inerte nga karrierat etj.) gjatë 2022 dhe 2023?
3 – Cilat janë zërat kryesorë të të ardhurave që merr bashkia nga shfrytëzimi i fondit pyjor dhe kullosor? Mundësisht, në formën e një liste!
4 – A tregtoni lëndë drusore në bashki të tjera, të cilat mund të kenë paraqitur një nevojë të tillë, sipas një marërveshje mes bashkive? Nëse po, sa është shuma totale e fituar nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje për vitin 2022 dhe sa për vitin 2023?
5 – A keni parqe bashkiake, territore (monumente) natyrore, të cilat gëzojnë status (mbrojtje)? Nëse po, a mund t’i rendisni, sipas një liste?
6 – Sa para janë mbledhur nga biletat në hyrje të parqeve bashkiake, apo monumenteve (në rast se keni të tilla në dispozicion) gjatë vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023?
7 – Sa kushton bileta e hyrjes (në rast se këni të tilla)?
8 – A e keni ngritur bazën e të dhënave mbi prodhimet drusore dhe jodrusore nga pylli, të përfituara nga shfrytëzimi dhe të shitura, me vendndodhjen e tyre, si dhe të shërbimeve të ofruara në pyje së bashku me tarifat, çmimet apo vlerat përkatëse, siç kërkohet në nenin 23, pika 5, të ligjit “Për pyjet” (krahas edhe VKM përkatëse). Nëse po, një kopje të saj, ju lutem!

Mbi rehabilitimet e fondit pyjor dhe kullosor
1 – Sa fidanë keni mbjellë gjatë 2022 dhe 2023? Ju lutem, nëse mundeni, listoni ekonominë parcelën pyjore, vendin, llojin e fidanit, fondet e shpenzuara, burimin e këtyre të ardhurave etj. Ju lutem, të më ndani veçmas rehabilitimet (mbjelljet) e detyruara, të kryera nga subjektet tregtare, për shkak të ushtrimit të aktiviteteve të tyre ekonomike dhe angazhimeve, ekskluzivisht prej bashkisë, këshillit bashkiak, atij të qarkut, organizatave jofitimprurëse, apo institucione të tjera.
2 – Lidhur me rehabilitimin dhe përmirësimin e fondit pyjor (2022; 2023), cilat kanë qënë projektet e tjera të kryera (një përshkrim të shkurtër për secilin projekt, objektivi i realizuar, fondet e vëna në dispozicion, institucionet dhe programet e përfshira etj.)?
3 – Në cilin vit janë miratuar Planet e Mbarështimit dhe kur mbarojnë afatet e tyre? Pra, a janë këto plane brenda afatit, apo kanë skaduar? Ju lutem, një kopje të këtyre planeve (Nëse keni, natyrisht).
4 – A keni aplikuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për dokumentin e mundësisë vjetore të shfrytëzimit të fondit pyjor dhe kullosor, për vitin 2022 dhe për vitin 2023? A ju është miratuar propozimi në fjalë? Nëse po, një kopje të dokumentit të miratimit.
5 – Kopje të regjistrit kombëtar të fondit pyjor dhe regjistrin e fondit kullosor në nivel vendor
08.01.202417.01.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
56.1 – Sa është numri i akteve ligjore që keni konsultuar me organizatat jofitimprurëse gjatë vitit 2023?
2 -Kush kanë qënë format e konsultimit që keni përdorur?
3 – Sa është numri i OJFve që kanë marrë pjesë në këto konsultime?
4 – A ka institucioni juaj koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik? Nëse po, ju lutem citoni kontaktin.
5 – A ka institucioni juaj koordinator për shoqërinë civile? Nëse po, ju lutem citoni kontaktin.
6 – A ka organe këshillimore që funskionojnë pranë institucionit tuaj? Nëse po, ju lutem listojini ato.
7 – A janë të përfshirë përfaqësues të OJF-ve në organe këshillimore të institucionit tuaj? Nëse po, sa është numri i OJF-ve të përfshirë në to?
8 – Gjatë 2023, a ka patur institucioni juaj grupe të përbashkëta pune me pjesemarrien e OJF-ve? Nëse po, ju lutem përmendni:
• Qëllimin e grupeve
• Numrin e OJF-ve pjesëmarrëse
• Mënyra e përzgjedhjes së OJF-ve
9 – A është trajnuar stafi i institucionit tuaj mbi veprimtarinë dhe funksionimin e OJF-ve? Nëse po, sa punonjës janë trajnuar dhe nga kush?
10 – A ofron institucioni juaj licensa për shërbime të caktuara që ofrohen nga OJF-të? Nëse po, ju lutem specifikoni llojin/et e shërbimit? Sa është numri i OJF-ve të licensuara sipas llojit/llojeve të shërbimit?
16.01.202417.01.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
57.1 – Kopje të procesverbalit të prezantimit të FS Himarës, për tre fshatrat Kuç, Pilur dhe Kudhës për RWSP III (vendndodhja Himarë pjesëmarrës përfaqësues të tre fshatrave) më datë 09.11.2018.
2 – Kopje të procesverbalit të konsultim publik të datës 03 Nëntor 2020 për RWSP IV, Loti 1, ku ishin të pranishëm KfW, Bashkia Himarë, FSHZH dhe përfaqësues nga përfituesit Pilur dhe Kuç.
3 – Kopje të procesverbalit të konsultim publik të datës 4 korrik 2020 në fshatin Kudhës.
4 – Kopje të procesverbalit të konsultimit publik të datës 5 korrik 2020 në fshatin Pilur.
5 – Kopje të procesverbaleve të konsultimeve publike të datës 23 Shtator 2020 në fshatrat Kuç dhe Buronjë.
6 – Kopje të çdo procesverbali të konsultimeve publike të kryera (nëse janë kryer) në kuadër të këtij projekti që nuk na është bërë me dije nëpërmjet komunikimit të mëparshëm me FSHZH.
13.02.2024PergjigjeE perfunduarJo
58.1 – A kanë përfituar OJF-të fonde publike nga institucioni juaj gjatë vitit 2023?
1.1. Nëse po, cila ka qenë forma e përfitimit të këtyre fondeve (grant, kontrata shërbimi, prokurim publik/tenderim, etj.)?
2 – Sa OJF kanë aplikuar për fonde publike pranë institucionit tuaj giatë vitit 2023? Ju lutem, specifikoni sipas formës, nëse ka patur më shumë se një formë.
3 – Sa OJF kanë përfituar nga këto fonde publike? Ju lutem, bashkëngjisni listën e fituesve së bashku me buxhetet përkatëse. Specifikoni sipas formës nëse ka patur më shumë së një formë.
4 – Keni ofruar mbështetje jo-financiare për OJF-të gjatë vitit 2023? Nëse po, ju lutem specifikoni bazën ligjore/rregullatore që rregullon këtë formë mbështetjeje?
5 – Nëse keni ofruar mbështetje jo-financiare gjatë vitit, sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Cili ka qenë lloji i mbështetjes jo-financiare të ofruar (mjedise, trajnime, ndarje eksperiencash, etj)?
21.02.202405.03.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
59.1 – Me anë të kësaj kërkese kërkojmë të na vendoset në dispozicion vendimi për ndërtimin e ujësjellësit në lumin Shushicë.
2 – Me anë të kësaj kërkese për informacion kërkojmë një koment nga ana e Bashkisë Himarë, se përse ishte i nevojshëm ndërtimi i ujësjellësit për Himarën në degen e Vjosës (lumin Shushicë)? Nuk ka Himara mundësi për të shfrytëzuar resurse të tjera ujore për realizimin e këtij ujësjellësi?
22.02.202401.03.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
60.1 – Kur kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Himarës në lumin Shushicë, në fshatin Kuç?
2 – A jeni konsultuar me banorët e zonës për të pasur konsesusin e tyre për ndërtimin e këtij ujësjellësi?
3 – A kanë ndaluar punimet nga ana juaj pas protestës së 24 Shkurtit 2024, ditë e shtunë?
27.02.202401.03.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
61.Në vijim të bashkëpunimit me të gjitha institucionet shtetërore dhe duke u mbështetur në Ligjin Nr. 119/2014 “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT”, kërkojmë informacion në lidhje me delegimin e kompetencave ligjore te një vartësi juaj si më poshtë:
1 – A keni bërë zëvendësimin/kalimin e këtyre kompetencave ligjore te një vartësi juaj?
Nëse po lutemi na vini në dispozicion urdhërin në bazë të të cilit është bërë zëvendësimi/kalimi i këtyre kompetencave ligjore të kryetarit të bashkisë.
09.03.202418.03.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
62.1 – Sa është buxheti i parashikuar për artin dhe kulturën për vitet 2022-2023?
2 – Sa nga ky buxhet është alokuar?
3 – Kopje të listës së projekteve të financuara në art dhe kulturë nga institucioni për vitet 2022-2023 ku të përfshihen të dhëna lidhur me: titullin e projektit, vlerën e financuar, aplikanti përfitues, kohën e realizimit të projektit
15.04.202424.04.2024

Pergjigje
E perfunduarJo
63.1 – Cili është pronar i tokës numër 958, Artileria Bregdetare Palasë?
2 – Cili institucion është administrator i kësaj prone?
3 – Cili është statusi i pronës me numër 958, Artileria Bregdetare, Palasë?
4 – Aktualisht a po kryen punime në pronën numër 958 Artileria Bregdetare, Palasë nga operatorë privat?
5 – Nëse po kryen punime cila është forma me të cilën kjo pronë ka kaluar tek privati dhe cili është roli i bashkisë? A ka ndonjë kontratë qiraje, a është shitur apo është dhënë me koncesion?
6 – A ka lidhur Bashkia Himarë në vitin 2022 kontratë me një subjekt privat në një pronë kufitare me pronën numër 958 Artileria Bregdetare, Palasë?
7 – A jeni në dijeni që kjo kontratë e miratuar nga Bashkia Himarë të jetë përdorur nga kompania private për të hyrë në pronën numër 958 Artileria Bregdetare, Palasë?
27.05.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
64.1 – Sezoni i plazhit ka filluar, por hyrja në Himarë ishte e vështirë për shkak të
punimeve që po kryhen në qytet. Çfarë projektesh po realizohen?
2 – Përse zhvillohen këto projekte në këtë kohë kur vështirëson akomodimin e
turistëve nëpër hotele?
3 – Cilat janë problematikat e identifikuara nga ju në këtë sezon turistik?
4 – Çfarë masash ka marrë Bashkia për të qënë mikëpritës me turistët vendas
dhe të huaj?
5 – Sa turistë pritet të vijnë në Himarë? Si janë të dhënat krahasuar me një vit
më parë?
6 – A janë respektuar hapësirat e përcaktuara në ligj për plazhet publike? Sa
përqind zënë dhe në cilat zona janë përcaktuar?
03.06.202405.06.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
65.1 – A ka pasur Bashkia juaj buxhet vjetor të planifikuar për rininë (grup moshën 15-29 vjeç) për periudhën janar -dhjetor 2023? Nëse po, sa përqind të shumës totale të buxhetit zënë këto zëra? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka një planifikim të tillë?
2 – Sa është numri total i punonjësve në Bashkinë tuaj (2023)? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
3 – Sa është numri i të rinjve (18-29) punonjës të bashkisë tuaj në vitin 2023? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
4 – Sa është numri i të rinjve (18-29) të punësuar në bashkinë tuaj, të cilët mbajnë pozicione drejtuese dhe vendimmarrëse? (zv.kryetar, drejtor, etj). Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
5 – A ka Bashkia juaj politika rinore të zhvillura specifikisht për grup moshën 15-29 vjeç? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka të zhvilluar një politikë të tillë?
6 – A keni në institucionin tuaj, drejtori, sektorë, staf të dedikuar për rininë? Prej sa kohësh janë funksionale?
7 – A ka struktura rinore të ngritura në Bashkinë tuaj dedikuar grupmoshës së të rinjve 15-29 vjeç (qendra/zyra rinore, këshilla rinore, parlament rinor, struktura konsultative rinore, etj.) për periudhën janar – dhjetor 2023. Nëse po, cilat janë ato?
8 – Me kë keni bashkëpunuar për ngritjen e strukturave të tilla (organizata rinore, grupe të rinjsh, individë, etj)
9 – A keni një plan veprimi për Këshillin Rinor Vendor (KVR)? Sa aktivitete janë organizuar nga KVR përgjatë 2023?
10 – Sa të rinj janë të përfshirë në KVR? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
11 – A keni pasur ju forma të tjera bashkëpunimit (me grupe të rinjsh, organizata rinore, etj) për zhvillimin e aktiviteteve me fokus rininë? Nëse po ku kanë konsistuar ato?
12 – Sa është me përafërsi pjesëmarrja e të rinjve në konsultimet publike të zhvilluara nga bashkia? Cilat janë disa nga mjetet apo mekanizmat që përdor bashkia në përfshirjen e të rinjve në të tilla procese?
13 – Lutemi listoni mjetet e komunikimit që përdor bashkia juaj dhe link përkatëse të faqes së webit të bashkisë (website) dhe rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.
14 – Sa është numri total i përfituesve nga Skema e Ndihmës Ekonomike për vitin 2023? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
15 – Sa është numri e të rinjve (15-29 vjeç) përfitues nga Skema e Ndihmës Ekonomike për vitin 2023? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
16 – Sa është numri total i përfituesve të Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për vitin 2023? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
17 – Sa është numri e të rinjve (15-29 vjeç) përfitues të Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për vitin 2023? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
18 – Sa është numri total i personave të cilat janë pjesë e Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror për vitin 2023? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
19 – Sa është numri i të rinjve (15-29 vjeç) të cilat janë pjesë e Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror për vitin 2023? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
03.06.202411.06.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
66.1- Të më vendoset në dispozicion Plani i Veprimit për Eficiencën e Energjisë, në bashkinë tuaj.
2 – Cilat janë hapat e ndërmarrë për zbatimin e këtij plani (buxheti në dispozicion, aktivitete, politika, etj.)
3 – Nëse ky dokument nuk është hartuar ende, cilat janë arsyet?
4 – Çfarë hapash parashikohet të ndërmerren në të ardhmen për zbatimin/hartimin e Planit të Veprimit për Eficiencën e Energjisë?
08.07.202412.07.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
67.1 – Sa sipërfaqe janë pyllëzuar?
2 – Në cilat parcela dhe ekonomi pyjore është bërë investimi?
3 – A ka patur investime të tjera përveç pyllëzimeve? Nëse po, ku dhe çfarë investimi?
15.07.202418.07.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
68.1 – Sa metra linearë plazhe jën të përdorshme në bashkinë tuaj?
2 – Cilët janë plazhet të cilat përfshihen në administrimin e Bashkisë tuaj?
3 – Sa metra lineare të përdorshme janë përcaktuar si plazhe publike, për vitin 2024?
4 – Sa metra lineare janë të përcaktuara si plazhe nën administrim privat, për vitin 2024?
5 – Sa është përqindja e plazhit publik kundrejt plazheve me administrim privat?
6 – Kërkoj të më vihen në dispozicion vendimet e Këshillit bashkiak të cilat përcaktojnë operatorët private menaxhues të këtyre plazheve.
7 – Sa stacione plazhe private janë në bashkinë tuaj dhe mund të na vini në dispozicion licencat përkatëse?
8 – Kërkoj të më vihet në dispozicion harta përcaktuese për plazhet e administruara nga operatorë privatë.
9 – Si menaxhohen dhe mirëmbahen plazhet publike nga bashkia?
10 – Çfarë u ofrohet pushuesve në hapësirat e plazheve publike sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi?
11 – Cilat janë detyrimet e përcaktuara për operatorët privatë të plazheve?
12 – Sa kanë qenë të ardhurat nga Bashkia nga licencat e lëshuara për administrim tek operatorët privatë?
07.08.202419.08.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
69.Kërkojmë të vihemi në dispozicion me një listim të plotë të subjekteve apo personave fizikë të kontraktuar nga Bashkia Himarë për të shfrytëzuar zonat e plazheve në të gjithë territorin e saj duke përfshirë dhe njësitë administrative bregdetare – ndarë sipas kolonave me këto karakteristika:
1 – emri i subjektit/NIPT-i/Adresa ose vendndodhja e plazhit në shfrytëzim/kohëzgjatja e kontratës
2 – në variantin kur janë persona emri mbiemri personit/Adresa ose vendndodhja e plazhit në shfrytëzim/kohëzgjatja e kontratës.
23.07.202402.08.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
70.1 – Sa është buxheti që ka bashkia nga taksa e pastrimit?
2 – Sa është kostoja totale që mbledh bashkia nga taksa për plazhet private?
3 – Si menaxhohet pastrimi i bregdetit nga Bashkia? Sa shpesh kryhet ai?
Dergoni nje tabele te kostove te bashkise qe jane cuar per pastrimin e qytetit, perfshi ketu mbledhjen e mbetjeve, dezinfektimin e rrugeve, dhe forma te tjera te pastrimit, si fshirja apo larja e rrugeve.
08.08.202419.08.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
71.Vendosni ne dizposicion propozimin e ardhur nga kompania Delta per ndertimin e portit të jahteve në qytetin e Himarës.20.09.202424.09.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
72.1 – Sa metra katror plazh ka dhënë me qira për këtë vit Bashkia Himarë?
2 – Cila është sipërfaqja totale e plazheve në administrim nga Bashkia Himarë?
3 – Po në vitet 2023, 2022 dhe 2021, sa metra katrorë plazh janë dhënë me qira nga Bashkia
Himarë?
4 – Sa përqind e plazheve u dhanë me qira dhe sa i mbetën publikut për t’u aksesuar pa pagesë?
5 – Cila ka qenë këtë vit politika e bashkisë për shpërndarjen e plazheve publike dhe private? Cilët biznese kanë qenë të avantazhuara për të marrë në administrim plazh?
6 – Si ka ndikuar kjo shpërndarje në aksesin e qytetarëve në plazhe? A e kanë zbatuar stacionet e plazhit detyrimin për një pjesë të plazhit që duhej të ishte publik?
7 – Sa subjekte kanë lidhur kontratë qiraje me bashkinë për administrim plazhi përgjatë këtij viti?
8 – Krahasuar me vitet e kaluara, sa kontrata janë rinovuar dhe sa janë të reja?
9 – Sa prej subjekteve që kanë menaxhuar parcela plazhi, janë shërbime hotelerie dhe sa kanë
licenca për aktivitete të tjera si “beach bar”, restorante etj.?
10 – Sa është vlera në Lek e përfituar nga bashkia nga këto kontrata për menaxhimin e plazheve?
11 – Si krahasohet kjo vlerë me vitet e kaluara dhe çfarë plani ka bashkia për të rritur të ardhurat në të ardhmen?
30.09.202417.10.2024
Pergjigje
E perfunduarJo
73.1 – A ka bashkia një Plan Social të miratuar dhe nëse po kur është miratuar?
2 – A ka aplikuar Bashkia Himarë për të përfituar nga Fondi Social dhe a jeni shpallur fitues ne
vitin 2024?
3 – Sa ka qenë vlera totale e miratuar nga MSHMS për vitin 2024 dhe për cilat kategori shërbimesh do te përdoren?
4 – A është disbursuar në masën 100% fondi i kushtëzuar i MSHMS për vitin 2024?
5 – A keni përthithur fonde nga Fondi Social për vitin 2023, në cfarë vlere ka qenë fondi i përfituar
dhe për cilat kategori sherbimesh janë përdorur?
6 – Sa përqind të fondit të përfituar keni përdorur deri tani të ndarë sipas viteve, 2023 dhe 2024?
7 – A keni parashikuar në buxhetin afatmesëm 2025-2027 ngritje të fondeve për të mbajtur në
funksion shërbimet e ofruara në territor edhe pas përfundimit të financimit të Fondit Social?
8 – Cilat janë kategoritë e shtesave vulnerabël të identifikuara në bashkinë tuaj që mund të
perfitojnë nga sherbimet sociale?
22.10.202423.10.2024
Pergjigje
E perfunduarJo