Rritja e rolit të shoqërisë civile në qeverisjen vendore!
Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm, si aktor ndërmjetës, mes qytetarëve dhe strukturave të pushtetit vendor, për të krijuar kanale të reja komunikimi. Ajo duhet të nxisë pjesëmarrjen qytetare në qeverisje dhe të rrisë më tej rolin monitorues ndaj strukturave të pushtetit vendor.
Këtij qëllimi i shërbeu edhe një diskutim mes Këshillit Bashkiak të Himarës dhe organizatave të shoqërisë civile, me temë “Roli i shoqërisë civile për një këshill bashkiak të suksesshëm”, organizuar nga Këshilli Bashkiak i Himarës dhe projekti “Bashki të Forta”, i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Suedisë.
Bashkia e Himarës çmon se një qeverisje më transparente dhe një shoqëri më kërkuese dhe monitoruese, i shërbejnë rritjes së efektivitetit të punës dhe cilësisë së shërbimeve komunitare.