Takimi i dytë me përfaqësues nga sektori publik dhe privat, në kuadër të projektit “Nxitës Pionier (Pioneer Accelerator)”.
Diskutimet u përqendruan në ide konkrete që lidhen me nevojat aktuale të lëvizshmërisë në Bashkinë Himarë. Palët mbështetën plotësisht nismën për hartimin e një Plani të Integruar të Lëvizshmërisë Urbane për gjithë territorin, si një hap thelbësor i projektit.
U theksua gjithashtu rëndësia e përdorimit të një platforme digjitale përmes Google Maps, si një mjet inovativ orientimi për mënyrat e lëvizjes në Himarë.
Këto propozime do të shërbejnë si pika kyçe për fazën e pilotimit të projektit, e parashikuar të nisë në pranverë–verë 2026.