Bashkia Himarë mori pjesë në takimin përmbyllës të programit URBACT, të zhvilluar në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ky aktivitet shënoi një moment të rëndësishëm për prezantimin e rezultateve të arritura, shkëmbimin e përvojave dhe ndarjen e praktikave të mira ndërmjet qyteteve pjesëmarrëse.
Gjatë takimit, Bashkia Himarë prezantoi progresin e realizuar në fushën e mobilitetit urban dhe transportit publik, duke evidentuar iniciativat për përmirësimin e informacionit të transportit, zhvillimin e zgjidhjeve digjitale dhe planifikimin e një sistemi më të qëndrueshëm mobiliteti.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet përforcon angazhimin e Bashkisë Himarë për zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.