Bashkia Himarë shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret. Kandidati/ja duhet të jenë banorë të bashkisë së Himarës dhe të moshës prej 15 deri 29 vjeç.
Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë Himarë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.
Kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose të rinjtë, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- a) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;
- b) të mos jetë i dënuar;
- c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
- d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;
Kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën e e-mailit: bashkiahimare@yahoo.com, ose pranë zyrës së informacionit të Bashkisë Himarë, brenda afatit 31.07.2022 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
- a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;
- b) jetëshkrim;
- c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;
- d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;
- e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;
Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.
Njoftimi i fituesëve do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në mjediset e bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit.