Bashkia Himarë shpall thirrjen publike për aplikimin në projektin për fondin e programit të nxitjes së punësimit të biznesit rinor, i cili financohet me vlerën totale prej 10,000,000 lekësh nga Bashkia Himarë. Ky program është pjesë e mbështetjes dhe nxitjes ekonomike, ku të rinjtë kanë mundësinë të aplikojnë për grante për projekte biznesi individuale, të krijuara për të mbështetur hapjen ose zgjerimin e aktiviteteve të tyre të biznesit. Qëllimi i projektit është të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë në Himarë, duke i ndihmuar ata të përballojnë sfidat e tregut konkurrues. Procesi i përzgjedhjes do të sigurojë transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë aplikantët, me gëllim garantimin e qëndrueshmërisë së investimeve dhe ndikimin pozitiv në zhvillimin ekonomik të komunitetit.

Përveç mbështetjes me fonde, programi do të ofrojë gjithashtu trajnim dhe këshillim për të rinjtë që synojnë të zhvillojnë ose të përmirësojnë aftësitë e tyre në fushën e sipërmarrjes. Programi do të zbatohet në të gjithë territorin e Bashkisë Himarë dhe do të ketë kuota të përcaktuara për financimin e bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese sipas modelit 50/50. Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë brenda datës 20.07.2025 në thirrjen zyrtare duke iu përmbajtur kritereve në udhëzuesin e publikuar në linkun si mëposhtë:

UDHËZUES OPERACIONAL-PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “PROGRMI I NXITJES SË PUNËSIMIT TË BIZNESIT RINOR”

 

Udhëzues operacional