
Bashkia Himarë mori pjesë në një trajnim intensiv 3-ditor të organizuar në Tiranë nga GIZ dhe GERMIN, përmes pjesëmarrjes së drejtorisë së integrimit europian dhe projekteve. Trajnimi ishte i fokusuar në programet Horizon Europe dhe Creative Europe, me qëllim pjesëmarrjen cilësore në këto programe specifike dhe në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare.
Trajnimi bashkoi përfaqësues nga institucione publike dhe organizata të ndryshme, të cilët punuan së bashku në një format interaktiv, duke kombinuar njohuritë teorike me ushtrime praktike për krijimin e ideve të projekteve dhe ndërtimin e partneriteteve efektive. Ekspertët ndanë praktika konkrete mbi strukturimin e propozimeve konkurruese dhe elementët kyç që rrisin shanset për sukses në thirrjet europiane.
Për Bashkinë Himarë, pjesëmarrja në aktivitete të tilla është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe zgjerimit të rrjeteve të bashkëpunimit ndërkombëtar. Partneritetet e forta dhe qasja strategjike ndaj programeve të BE-së janë thelbësore për të sjellë projekte cilësore që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të territorit dhe komunitetit lokal.