Prefekti i Qarkut Vlorë, me mbeshtetjen e projektit “Bashki të Forta” zhvilloi me datë 22 dhjetor një takim të frytshëm me kryetarët, sekretarët e këshillave bashkiak të bashkive në qarkun e Vlorës, dhe drejtues të drejtorive/zyrave juridike të administratës së bashkive.
Në qendër të diskutimit ishin përvojat e bashkëpunimit mes ekzekutivit vendor dhe këshillave bashkiak për transparencë ndaj publikut dhe zgjidhjet me efikasitet dhe efektshmëri të sfidave të përbashkëta. U prezantua si rast i suksesshem transparenca e përmirësuar ndjeshëm e Këshillit Bashkiak Himarë, në faqjen zyrtare, ku informacioni është i përditësuar dhe i organizuar në mënyrë që të gjendet lehtë nga të interesuarit.
Ky dialog i hapur dhe konstruktiv është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjeje vendore.