Trashëgimia dhe Arkitektura

-Monumentet
Lista

-Kultura

Historikisht, ne himariotet, kurrë si kemi kënduar mbretërve, sulltaneve, diktatorëve dhe tiranëve, por me majën e jataganit i kemi fituar të drejtat tona, i kemi kënduar jetës që kaq shumë e kemi dashur dhe e duam. Sot përulemi me respekt dhe nderojmë këta burra që shkruan dhe kenduan këngën e Himarës siç është Neco Muko ku me penën e tij të ndritur shkruajti dhe kenget e tij ngelen brez pas brezi.

Kur themi kënga polifonike, çdokush në këto anë dhe më gjërë në Shqipëri, veç vijës melodike menjëherë nënkupton edhe poetët që thurën vargjet e këtyre këngëve. Njëri prej tyre, Neço Muko (Himarjoti) së bashku me “Artisten e Popullit”, Tefta Tashko Koço inçizoi këto këngë, për herë të parë, në disqe gramafoni, në “Radio Parisi”, në vitin 1934.

Koço Cakali, çfarë të shkruash për këte bir Himare që me zërin e tij dhe me talentin e tij, vuri një gur në themelet e folklorit himariot. Të gjitha këngët himariote janë krijimet e tij dhe të kënduara nga goja e tij.

Artisti i merituar Dhimitër Varfi, pjesëmarrës në katër festivale të Gjirokastrës ku zëri i tij brilant dhe mahnitës spikat vlera të mëdha artistike.

Shohim që këtë traditë me pasion dhe admirim të thellë e vazhdon edhe këngëtarja e mirënjohur Znj. Katina Beleri.

Kulinaria

Duke qenë se zona nën studimi është zonë malore, tradita bazohet tek blegtoria. Mishi i qengjit në hell preferohet, ashtu sikurse preferohet kukureci, zorra e trashë e mbushur me oriz dhe mëlci qengji (e njohur si Ksirogjak).  Ka një traditë të pasur të produkteve me bazë qumshi, si dhalla, gjalpi, dhe djathi. Ka një specialitet, Pervelak, i cili është një përzierje mes gjalpit të zier, djathit dhe bukës. Buka është një lloj i vecantë në formë kulaci, quajtur Faqefurash. Është gjithashtu traditë gatimi i kulacit me verë dhe mjalt. Lakrat e egra janë gjithashtu të përhapura, dhe haen të ziera. Fruti popullor është fiku i cili përdoret për të bërë Çepele, ose fik të thatë.

-Pijet

Nga pijet alkolike, kemi rakinë dhe verën që shtojnë elemente të vecantisë së destinacionit. Peshku gatuhet me arra dhe hudhër, në temperatura të ulëta.

-Gatime mikse

Unike për këtë zonë janë glikotë e frutave të ndryshme, zakonisht arrë, trëndafil, dhe kumbulla. Likeri i kafesë është gjithashtu tradicional për Himarën e Vjetër. Qeparoi i Vjetër gëzon traditën e gatimit të biskotave me kanellë dhe miell organik. Këto produkte kanë filluar të tregtohen.

Në menunë e guzhinës tradicionale vendase, në tërësi në krahinën e Himarës janë prezente edhe gatimet e peshkut edhe ato të mishit. Një pjesë e madhe të fshatrave të kësaj krahine kanë shumë të pranishme pjatën e mishit dhe të gatimeve me këtë asortiment.

Në radhën e gatimeve tradicionale renditen – byrekët me disa lloje lakrash, si byrek me neni, byrek me speca dhe domate, byrek me spinaq, byrek me lakra të egra, byrek me fasule, etj. Mishi i qingjit dhe i kecit në hell është një traditë e hershme e ketyre anëve. Një tjetër varjant interesant është mishi i mbështjellë me plëncin e bagëtisë, i pjekur në prush dhe në hi. Kukureci është përherë i pranishëm në menunë e mishit, si meze e parë në tavolinën e porsashtruar. padyshim, të gjitha gatimet janë me prodhimet e vendit bio.

Në tavolinat e miqve të ftuar, të gjitha fshatrat e himarës kanë pasur dhe ruajnë traditën e dollisë, kryesisht me pijen e tyre tradicionale rakinë apo edhe verë.

Artizanati

Shtëpitë tradicionale ndërtohen vetëm nga pronarët e tyre, dhe bëhen vetëm me gur kalldrëmi. Kështu që ka një traditë shumë të fortë gurëpunuese në këto fshatra. Zakonisht, gurët gdhenden me forma kafshësh dhe bimësh për efekte fetare dhe besytnie. Kurorat e hyrjeve dhe portave janë të dekoruara me motive të ndryshme, ashtu sikurse janë edhe cepat e dritareve dhe shtëpive.

Punimi në dru është gjithashtu traditë e zonës.image13 Furkat dhe piruni për të punuar leshin jane gjithashtu të bëra me dorë. Djepat e fëmijëve punohen me dorë dhe dekorohen. Objekte të tjera të gdhendura me dorë në dru janë Krraba e Bariut, instrumente muzikore si cula, darja, flauti. Mekanizmi për pjekjen e kafesë dhe mulliri i vjetër i dorës janë gjithashtu objekte të artizanatit me dru. Duhet vënë  re se këto teknika rrallë përdoren në ditët e sotme. Ka disa banorë të moshuar që i mbajnë mend këto teknika, po rigjallerimi i tyre do të jetë sfidë (edhe pse shumë e tërheqshme). Leshi është gjithasthu një material i përdorur gjerësisht në krijimet artizanale. Leshi përdoret për të bërë corape, kanatjere, këpucë, dhe shapka. Dy produktet e tjera bëhen edhe me lëkurë deleje. Tapetet dhe një lloj batanije që njihet me emrin Pefle, bëhen gjithashtu me lëkurë deleje dhe lesh. Leshi përdoret edhe në veshjet tradicionale të meshkujve dhe femrave, por jo ne ditët e sotme. Dantellat janë gjithashtu krijime artizanati, me fytyra kafshësh, shpendësh, dhe njerëzish. Përdoren për efekte estetike. Dita e Verës dhe tradita që lidhet me të ruhet ende, sidomos bërja e guduvereve, ose veroret të përbëra nga penj shumëngjyrësh. Fshatarët mblidhen zakonisht në sheshin e fshatit dhe festojnë me ushqime dhe këngë. Tradita nuk ndiqet më rregullisht.

Dita e Athalit mbahet vetëm në Himarë, një javë para Pashkëve, ku fshatarët qëndrojnë të mbyllur në manastirin me të njëjtin emër për një natë. Është një festë tipike fetare e zones.

Keshaja festohet në fund të majit dhe është dita kur nderohen të vdekurit. Gatuhet gruri dhe shpërndahet tek pjesëmarrësit.

Pashkët festohen masivisht. Ushqimi është zakonisht qenjg i gatuar në hell dhe bukë me shkronja biblike të shkruara sipër. Buka është kulaci, i gatuar në forma rrumbullake me një vezë të kuqe në mes.

Buka tradicionale është poganiqja. Përgatitet 3 ditë pas lindjes së një fëmije dhe mendohet se cilësia e bukës tregon fatin e fëmijës kur të rritet.