Kalaja e Himarës

Qyteti i vjetër i Himarës, dhe Kalaja (Barbakas) në vetvete janë një monument i rëndesishëm që ka nevojë për mbrojtje që të mos pësojë dëme të pandreqshme.Kjo është një monument i 3.500 vjet të pranisë njerëzore në rajonin e Himarës. Në mesjetare, në here byzantine, ishte një qytet- kështjellë i vogël por i fuqishëm në këtë vend të Barbakas. Kalaja ka dy portat hyrësë , në veriun dhe jugun, të cilat ishin mbyllur në fund të ditës.
Kalaja e Himares perkufizohet nga dy kanione , ai i Vishes ( monument natyror) në veriperendim dhe në jug-lindje nga kanioni osë përroi i Kole Midharit. Kalaja njifet me emrin Barbaka ( emër mesjetar i kështjellave të këtij tipi) dhe është e ndërtuar në nje kodër shkëmbore. Në veri gjenden malet Akrokeraune(Vetëtimes) ,në lindje në vazhdim të vargemaleve të Vetëtimes dallohet fshati Pilur dhe pylli i dëndur i lisave, në jugelindje Spileja bregdetare që sot është qendra administrative e Bashkisë së Himares dhe në jug plazhi i Livadhit dhe deti Jon nga ku dallohet pjesa veriore e ishullit të Kurfuzit dhe ishujt Diapontike, Erikusa, Othoni, Mathraqi. në perendim gjendet kodra e Skutarasë që ndahet nga kalaja e Himares nga kanioni madhështor i Vishës.
Kalaja e Himares ekziston, të paktën qysh nga mesi i shekullit të IV para Krishtit dhe kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto. Përmëndet me emrin Chimera (toponimia Himare lidhet nga disa studiues me Kimeran, një qenie mitologjike me trup luani koke dhie dhe luani dhe bisht gjarpri) dhe perfshihet në fisin Epirot të Haoneve. Himara përmendet në disa shkrime të lashta. Emri Chimera si toponim përmëndet nga Homeri të paktën që nga shek.XIII para Krishtit. Një mbishkrim i shekullit të III-II, para Krishtit i gjetur në Argos të Peloponezit, e përmend himariotin Thoraks, i cili priti në shtëpinë e tij të dërguarin e atij qyteti, i cili ftonte përfaqësuesit e qyteteve të tjera për të marrë pjesë në festën e tempullit të Herës. Në shekullin e I para Krishtit Himara përmendet nga gjeografi grek Straboni, i cili na ka lënë një përshkrim të hollësishëm të bregdetit të Adriatikut dhe Jonit. “Në malet Akrokeraune, shkruan ai- është kështjella e Himarës dhe burimi i ujit mbretëror”. Perandori Justinian do të rinovoje keshtjellen e Himares permendur nga Pliny nga koha romake: “Ιη Ερiri oracastellum in Acroceraunis Chimera”.
Në listën e vendeve të fortifikuara të Epirit që jep studiuesi anglez N. Hammond, kalaja e Himarës shënohet si kështjellë me muret rrethues midis 500- 1000 m gjatësi. në shekullin VIII pas K. kalaja e Himarës bëhet qëndra e Peshkopatës së Himarës cka dëshmon së ajo ka qenë qendër e rëndësishme në Bregdetin Jonian. për këtë arsye me emrin Himarë u pagëzua gjithë Krahina që perfshinte Bregdetin Jonian, Kurveleshin, Lumin e Vlorës dhe Tepelenenë. Në kalanëe e Himarës rruhen deri sot gjurmë nga të gjitha periudhat kohore që përmenden me larte. Ansambli arkitektonok i Kalasë së Himares është shpalur monument kulture . Në disa pjesë të saj jane ruajtur mure rrethuesë të periudhes Helenistike . Blloqet e medha të gureve poligonale janë të ngjashem me muret rethuesë të Finiqit, Butrintit dhe qyteteve të tjera të Kaonisë të së njejtes periudhe. Kisha e Episkopisë konsiderohet nga monumentet me të rendesishme dhe gjendet brenda mureve helenistike. Sipas një versioni është e ndertuar mbi themelet e një tempulli kushtuar Apollonit. Ajo përbëhet nga tempulli kryesor dhe nje gjysme tjeter e zbuluar ku prehen dhe dy peshkope. Hyrja kryesore të kishes është e dekoruar me dy shqiponja dykrenare me kurora Perandorake. Kryeengjelli Mihail , apo Mihaili është një nga kishat më të vjetra brënda mureve e vendosur në veri të kalase. Kisha është e ndërtuar në periudhen 1205 1215 për nder të Princit të parë dhe themeluesit të Despotatit të Epirit Mihail Komnenit. Kisha e Kassopitres ( Shen Maria) në pjesën lindore të kalasë dhe jashtë mureve është e shekullit të 18. Ikonën e Virgjereshes që konsiderohet cudiberesë e kanë sjellë himarjotët nga Kassopi i Korfuzit ku funksonon kishe me të njejtin emer. Në vendin Koleka dhe në hyrje të kalasë është ndërtuar Kisha e Gjithshenjtoreve (Ai Pantes). Funksionoi për here të parë në 1775 dhe e ndertuar me bekimin e Patër Kosmait të Etolisë( misionar i Patrikanes së Konstantinopojës për të parandaluar përhapjen e islamizmit) .Ne vitin 1970 shpallet moument kulture dhe mbrohet nga shteti. Pas viteve 90-të nën kujdesin e kryepeshkopit Anastas restaurohet plotësisht dhe shërben si Kishë Mitropolike e zonës së Himarës. Në krahë të kishes Ai Pantes ndodhet kambanorja e Himarës e ndërtuar në vitin 1878.
Qyteti i vjetër i Himarës, dhe Kalaja (Barbakas) në vetvete janë një monument i rëndesishëm që ka nevojë për mbrojtje që të mos pësojë dëme të pandreqshme.Kjo është një monument i 3.500 vjet të pranisë njerëzore në rajonin e Himarës. Në mesjetare, në here byzantine, ishte një qytet- kështjellë i vogël por i fuqishëm në këtë vend të Barbakas. Kalaja ka dy portat hyrësë , në veriun dhe jugun, të cilat ishin mbyllur në fund të ditës.
Kalaja e himarës perkufizohet nga dy kanione , ai i Vishes ( monument natyror) në veriperendim dhe në jug-lindje nga kanioni osë përroi i Kole Midharit. Kalaja njifet me emrin Barbaka ( emër mesjetar i kështjellave të këtij tipi) dhe është e ndërtuar në njëkodër shkëmbore. Në veri gjenden malet Akrokeraune(Vetëtimes) ,në lindje në vazhdim të vargemaleve të Vetëtimes dallohet fshati Pilur dhe pylli i dëndur i lisave, në jugelindje Spileja bregdetare që sot është qendra administrative e Bashkisë së himarës dhe në jug plazhi i Livadhit dhe deti Jon nga ku dallohet pjesa veriore e ishullit të Kurfuzit dhe ishujt Diapontike, Erikusa, Othoni, Mathraqi. në perendim gjendet kodra e Skutarasë që ndahet nga kalaja e himarës nga kanioni madhështor i Vishës.
Kalaja e himarës ekziston, të paktën qysh nga mesi i shekullit të IV para Krishtit dhe kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto. Përmëndet me emrin Chimera (toponimia himarë lidhet nga disa studiues me Kimeran, një qenie mitologjike me trup luani koke dhie dhe luani dhe bisht gjarpri) dhe perfshihet në fisin Epirot të Haoneve. Himara përmendet në disa shkrime të lashta. Emri Chimera si toponim përmëndet nga Homeri të paktën që nga shek.XIII para Krishtit. Një mbishkrim i shekullit të III-II, para Krishtit i gjetur në Argos të Peloponezit, e përmend himariotin Thoraks, i cili priti në shtëpinë e tij të dërguarin e atij qyteti, i cili ftonte përfaqësuesit e qyteteve të tjera për të marrë pjesë në festën e tempullit të Herës. Në shekullin e I para Krishtit Himara përmendet nga gjeografi grek Straboni, i cili na ka lënë një përshkrim të hollësishëm të bregdetit të Adriatikut dhe Jonit. “Në malet Akrokeraune, shkruan ai- është kështjella e Himarës dhe burimi i ujit mbretëror”. Perandori Justinian do të rinovoje keshtjellen e himarës permendur nga Pliny nga koha romake: “Ιη Ερiri oracastellum in Acroceraunis Chimera”.
Në listën e vendeve të fortifikuara të Epirit që jep studiuesi anglez N. Hammond, kalaja e Himarës shënohet si kështjellë me muret rrethues midis 500- 1000 m gjatësi. në shekullin VIII pas K. kalaja e Himarës bëhet qëndra e Peshkopatës së Himarës cka dëshmon së ajo ka qenë qendër e rëndësishme në Bregdetin Jonian. për këtë arsye me emrin Himarë u pagëzua gjithë Krahina që perfshinte Bregdetin Jonian, Kurveleshin, Lumin e Vlorës dhe Tepelenenë. Në kalanëe e Himarës rruhen deri sot gjurmë nga të gjitha periudhat kohore që përmenden me larte. Ansambli arkitektonok i Kalasë së himarës është shpalur monument kulture . Në disa pjesë të saj jane ruajtur mure rrethuesë të periudhes Helenistike . Blloqet e medha të gureve poligonale janë të ngjashem me muret rethuesë të Finiqit, Butrintit dhe qyteteve të tjera të Kaonisë të së njejtes periudhe. Kisha e Episkopisë konsiderohet nga monumentet me të rendesishme dhe gjendet brenda mureve helenistike. Sipas një versioni është e ndertuar mbi themelet e një tempulli kushtuar Apollonit. Ajo përbëhet nga tempulli kryesor dhe njëgjysme tjeter e zbuluar ku prehen dhe dy peshkope. Hyrja kryesore të kishes është e dekoruar me dy shqiponja dykrenare me kurora Perandorake. Kryeengjelli Mihail , apo Mihaili është një nga kishat më të vjetra brënda mureve e vendosur në veri të kalase. Kisha është e ndërtuar në periudhen 1205 1215 për nder të Princit të parë dhe themeluesit të Despotatit të Epirit Mihail Komnenit. Kisha e Kassopitres ( shën Maria) në pjesën lindore të kalasë dhe jashtë mureve është e shekullit të 18. Ikonën e Virgjereshes që konsiderohet cudiberesë e kanë sjellë himarjotët nga Kassopi i Korfuzit ku funksonon kishe me të njejtin emër. Në vendin Koleka dhe në hyrje të kalasë është ndërtuar Kisha e Gjithshënjtoreve (Ai Pantes). Funksionoi për here të parë në 1775 dhe e ndertuar me bekimin e Patër Kosmait të Etolisë( misionar i Patrikanes së Konstantinopojës për të parandaluar përhapjen e islamizmit) .Ne vitin 1970 shpallet moument kulture dhe mbrohet nga shteti. Pas viteve 90-të nën kujdesin e kryepeshkopit Anastas restaurohet plotësisht dhe shërben si Kishë Mitropolike e zonës së Himarës. Në krahë të kishes Ai Pantes ndodhet kambanorja e Himarës e ndërtuar në vitin 1878.
Ne kompleksin arkitektonik të kalasë së himarës objekte të tjera të rendesishme janë. Në majë të kalasë me pamje nga plazhi i Livadhit, është rezidenca e Anastas Papasë. Shtëpia e Kristo Dhimës : Shtëpia ka qënë tre katëshe por banuesit e mëvonshëm duke mos qënë në gjendje ta mirëmbajnë e kanë prishur një kat. Shtëpia Spiro Milios : Nje rezidence me pamje spektakolare dhe dekorim të pasur. shtëpia e Lilo Llazarit : shtëpia është shpallur monunument kulture si shtëpi karakteristike himarjote. shtëpia e Jorgi Goros(Theano Goro) është shpallur monunument kulture si shtëpi karakteristike himarjote. Sheshi i shën Dhimitrit : Sheshi me pamje Spilene , ku ndodhej e kisha e vogel e shën Dhimitrit e cila nuk ekziston me. shën Theodhori: Nen shën Dhimitrin është kisha e shën Theodhorit. Kisha është e braktisur prej shumë vitesh dhe nuk ka himarjot të sotem të kujtohet së kurrë ka funksionuar . shën Kozmai : Kisha e ndertuar në vendin ku ligjeroi shën Kosmai i Etolisë në Kambi u prish nga regjimi diktatorial. Kisha e re është ndërtuar pas vitit 1990 disa metra më larg nga e vjetra.

Shiko në hartë.