Kështjella e Panormit (Palermos)

November 29, 2016

Gadishulli i vogël i Palermos që lidhet me një istem prej 50 m me bregun e detit është një fortesë e vërtet natyrale mbi të cilën është ngritur kalaja e Ali Pashës që banorët vendas e quajnë thjesht Kastri. Në të vërtetë Kalaja e Ali Pashes, vepër e projektuar nga arkitekt ushtarak francez është ngritur në gërmadhat e një kalaje të mëparshme dhe sot paraqet vlera të vecanta arkitektonike dhe turistike. Mbi portën e hyrjes Ali Pasha vendosi një pllake guri ku ishte gdhëndur një vjershë hymnizuese e figurës së tij që besohet se ka autor iluminstin e shquar epirot Jani Vilarai. Kalaja besohet gabimisht të jete ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të nga Ali Pashai i Janines. Në të vërtet është veper e projektuar nga një arkitekt ushtarak francez, ngritur mbi rrënojat e një fortese të vjetër trekëndëshe veneciane të 1453 dhe të një manastiri që eksiztonte atje, sipas përshkrimit të udhëtarit Anglez Lik që ka vizituar vendin. Ajo ka të njëjtin plan trekëndore, me kulla të rrumbullakëta, si fortesa veneciane e Vivarit në Vouthroto (Butrint), po e njëjtës periudhe. Gjyri mbyllet nga kodra e Sugës dhe mali i Kukumit në majë të të cilit gjendet një fortifikim i vjetër që arkeologu Jano Koci e konsideron 4000 vjecare. Në këtë hapësirë të mbushur me legjenda dhe histori pushuesit dhe amatorët e ujit do të gjejnë parajsën e tyre, biologet dhe natyralistet laboratorin e tyre dhe sportistet mund ti bien pash me pash brigjeve të shkëmbta kur deti është i qetë ose të sodisin shkumën e qumësht të valëve që ngjyros me penelin e saj te shpejtë brigjet e thepisura.

Last modified: December 1, 2016