Ujësjellësi i Vranishtit

December 1, 2016

Krahas objekteve të tjera me interes historik dhe arkitektonik, fare pranë fshatit Vranisht gjendet edhe Ujëshjellësi, i cili përbëhet nga dy pjesë. Ura numër 1, e punuar me një hark dhe ura numër 2, mbështetur në gjashtë harqe dhe pesë dritare lehtësuese. Është ndërtuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës (filllim Shek. XIX) dhe shquhet për vlerat ndërtimore të një ujësjellësi të ndërtuar nga mjeshtra vendas. Ujësjellësi i Vranishtit është me trase horizontale.

Last modified: December 1, 2016