Në Bashkinë Himarë u zhvillua Action Lab 5, takimi përmbyllës i ciklit të Action Labs në kuadër të projektit URBACT Pioneers Accelerator – Mobility Cluster.
Ky takim shënoi kalimin nga procesi i analizës, identifikimit të problematikave dhe zhvillimit të ideve, drejt konsolidimit të rezultateve dhe hapave konkretë për zbatimin e tyre.
Fokusi kryesor ishte në tre rezultate konkrete të procesit: zhvillimi i planifikimit të lëvizshmërisë dhe analizës së situatës aktuale, zhvillimi i zgjidhjes digjitale “Himara Mobility”, si dhe përgatitja e tabelave fizike informuese për orientimin e qytetarëve dhe vizitorëve.
Në këtë fazë përmbyllëse, puna u përqendrua në validimin e të dhënave dhe rezultateve të ekspertëve, studimin paraprak të fizibilitetit dhe përcaktimin e hapave të zbatimit në terren, duke synuar zgjidhje praktike dhe të realizueshme për komunitetin vendas dhe vizitorët.