Postime Tjera

Shërbimet

Bashkia Himarë merr pjesë në sesionin informues të EU4Municipalities në Sarandë

Bashkia Himarë mori pjesë në sesionin informues të EU4Municipalities (EU4M), të zhvilluar në Sarandë, mbi mundësitë e financimit për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve vendore, si dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin.

Gjatë takimit u prezantuan fushat prioritare, alokimi financiar, kriteret e thirrjes dhe procedurat e përgatitjes e dorëzimit të aplikimeve në platformën online. Sesioni u shoqërua me pyetje dhe diskutime mbi thirrjen.

Projekti EU4Municipalities financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet nga GIZ, në partneritet me Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS), Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë (NAMA) dhe Qendrën për Kërkim në Administratën Publike (KDZ), Austri.