Projekti: Ndërtimi i Qendrës Rinore në Himarë
Programi: Thirrja Publike Nr. V për Projekt-Propozime nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore – Agjencia Kombëtare e Rinisë.
Qëllimi: Projekti synon rikonstruksionin e godinës së ish-çerdhes në lagjen “1 Maji” dhe transformimin e saj në një qendër multidisiplinare për të rinjtë e Himarës. Qendra do të krijojë një hapësirë bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe të sigurt, e cila do të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve rinore, sociale, trajnuese, kulturore dhe artistike.
Kohëzgjatja: 12 muaj
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Himarë, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit përgjegjës për rininë. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe Ministrit përgjegjës për rininë.
Për më shumë informacion:
https://rinia.gov.al/thirrja-e-peste-per-projekt-propozime-nga-njesite-e-veteqeverisjes-vendore/