Një kishë bizantine me një ikonë e Panagia – Nëna e Krishtit – që besohet të jetë e mrekullueshme. Në periudhat e thatësirës e populli I Himarës i këndonin himne Ikones se saj dhe thuhet qe fillonin shira të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër…
Kisha e Kasopitra Virgjëresha , që ndodhet në pjesën jugore të Kalasë, është ndërtuar në shekullin 16 . Kisha mori emrin nga ikona e Shën Marisë që ishte sjellë nga kisha e Kassopitrës në Kassiopi të Korfuzit. Ikona e Shën Marisë së Kassopitrës konsiderohet cudibërëse. Në kohë thatësirash ikonën Himarjotet e nxirnin për litani (lutje) popullore. Populli i lutesh për të rënë shi dhe me të vërtetë cudia ndodhte. Dekoret në brendësi te kishes përfshijnë afreske të dëmtuara që datojnë nga e njëjta periudhe me ndërtimin dhe një ikonostas mural vërtet unik .