i  i Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit”

Rreth projektit

“Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit”  është një projekt i financuar nga Ministria federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe që zbatohet në Shqipëri nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Projekti do të veprojë në nivel qëndror, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe në nivel vendor me tre bashki partnere (Himara, Peqini dhe Rrogozhina).

Kohëzgjatja e projektit është 3 vjet (nga 10/2016 deri 09/2019) me një kontribut të Asistencës Teknike Gjermane prej 3.000.000 EUR.

Përfitimet

Pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe mirëqeverisje: Projekti mbështet pjesëmarrjen dhe mirëqeverisjen në konteksin e përmirësimit të sistemit të administratës duke përfshirë popullsinë.

Mbrojtja e mjedisit dhe burimeve natyrore: Mbrojtja e mjedisit do të realizohet përmes rritjes së sasisë së materialeve të ricikluara. Heqja masive e mbetjeve organike nga vend-depozitiment ul ndotjen e ujrave, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e tokave dhe ujrave nëntokësor. Projekti do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të menaxhimit të mbetjeve, duke synuar ruajtjen e mjedisit dhe burimeve.

Ulja e gazrave me efekt serë: Sasia e gazrave do të ulet përmes menaxhimit modern të mbetjeve, në të cilin materialet e riciklueshme dhe fraksioni organik do të ndahen nga pjesa e mbetjeve që do depozitohen ne vend-depozitime.

Fokusi te varfëria: Sektori i mbetjeve karakterizohet nga mbledhja informale nga grupe të margjinalizuara të popullsisë, të cilët mbledhin materiale të riciklueshme, i ndajnë dhe i shesin ato. Duke përfshirë këtë grup popullsie, projekti mbështet mundësitë e tyre ekonomike, statusin e tyre social si mbledhës informalë dhe pjesëmarrjen aktive në komunitet.

Të drejtat e njeriut: Projekti i jep rëndësi të veçantë vendosjes së tarifave të drejta për pastrimin nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, me qëllim zbutjen e efekteve që mund të vijnë nga rritja e kostove për shtresat në nevojë. Me interes të madh për projektin është gjithëpërfshirja e grupeve të margjinalizuara, të cilët si burim të ardhurash kanë shitjen e materialeve të riciklueshme.

Rezultatet e pritura

Për më shumë informacion: www.giz.de ose na shkruani në: odeta.jahaj@giz.de