Në Bashkinë Himarë u zhvillua takimi Action Lab 3 ne kuadër të programit URBACT, i fokusuar në përmirësimin e mobilitetit urban dhe transportit.
Gjatë takimit u përmblodhën dhe u konkretizuan diskutimet e zhvilluara në takimet e mëparshme, duke u dakordësuar mbi disa drejtime kryesore prioritare për vijimin e projektit.
Si rezultat, u identifikuan dy drejtime kryesore veprimi: përgatitja e një studimi paraprak për organizimin e ardhshëm të transportit publik urban në Himarë dhe përmirësimi i informacionit digjital mbi mobilitetin, me qëllim rritjen e aksesit dhe qartësisë së informacionit për qytetarët dhe vizitorët.
Këto hapa përfaqësojnë një bazë të rëndësishme për planifikimin e ardhshëm të mobilitetit dhe për vendimmarrje më të mirëstrukturuara në nivel bashkiak.