Postime Tjera

Shërbimet

Vizitë Studimore për Mobilitetin Urban në Szeged dhe Budapest

Përfaqësues të Bashkisë së Himarës morën pjesë në një vizitë studimore në Szeged dhe Budapest, në kuadër të programit URBACT Pioneers Accelerator, me fokus në mobilitetin urban të qëndrueshëm.
 
Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit patën mundësinë të njihen nga afër me praktikat dhe modelet e zhvillimit të transportit publik, zgjidhjet për lëvizjen aktive si ecja dhe biçikletat, si dhe përdorimin e teknologjisë dhe planifikimit të integruar në menaxhimin e mobilitetit urban.
 
Vizita shërbeu si një mundësi për shkëmbim përvojash dhe njohuri konkrete, duke ofruar ide dhe qasje të vlefshme që mund të përshtaten në kontekstin lokal të Himarës, veçanërisht në kuadër të përgatitjes së planit të mobilitetit dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.