Funksionet e bashkisë në fushën e mbrojtjes së mjedisit

Bashkia është përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:

1. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja.

2. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.

3. Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit.