Lisat e Pilurit

Biomonument që ndodhen në kodrinën pranë e në juglindje të qendrës së fshatit të Pilurit, 750 m mbi nivelin e detit. Nga banorët e fshatit njihet dhe me emrin “Pylli i Shën Kollit”, sipas kishës me të njëjtin emër që ka qenë aty pranë. Lartësia e kodrës është 750 m mbi nivelin e detit. Banorët e kanë ruajtur gjithnjë. Sot është krijuar një pyll dushku me sipërfaqe 1.5 ha, ku drurët arrijnë lartësinë mbi 8-10 m e trashësi trungu mbi 60-70 cm. Biomonumenti ka vlera shkencore për biologjinë,
por edhe vlera estetike, mjedisore, mësimore dhe fetare. Kontrasti që krijohet me territoret e zhveshura përreth e bënë edhe më interesant. Panorama që të ofrohet që aty drejt detit dhe Bregdetit të Jonit është mahnitëse për këdo. Vizitohen sipas rrugës rurale Himarë-Pilur.

Shiko në hartë.