Manastiri i Shën Theodhori

Midis fshatrave Latës (Ilias) dhe Dhërmi në një kodër me një peizazh mahnitës nga deti gjendet Manastiri i Shën Theodhorit. Manastiri është ndërtuar shekullin e 14-të mbi faltoren e lashtë të perëndisë Zeus dhe Artemisit, perëndeshës së gjuetisë, po përfundoi gati 500 vjet më vonë.Në vitin 1946 u mbyll nga regjimi komunist e mv vonë u bë bazë ushtarake për sovjetikët. Tashmë rruga drejt tij është asfaltuar.Manastiri gjendet mbi një kodër të gjerë të mbuluar nga ullinj dhe qiparisë mes Dhërmiut dhe Kanionit të Gjipesë.Manastiri është bërë i vizitueshëm nga turistët disa vite më parë kur u ndërtua një rrugë e ngushtë për makina që përfundon në një shesh pushimi disa qindra metra larg manastirit. Krahas rrënojave të vjetra, brenda manastirit gjenden objekte të ndryshme të mbetura nga koha e komunizmit kur u përdor si bazë ushtarake.Prej këtu, turistët mund të vizitojnë manastirin lartë në kodër ose të zbresin kodrën për te plazhi i Gjipesë, një nga më të bukurit dhe më pak të eksploruarit të bregdetit të jugut. Ecja nga sheshndalimi i makinave për te Manastiri zgjat për rreth 10 minuta përmes një rruge të shtruar së fundmi me kalldrëm. Ecja nga shesh ndalimi për në plazhin e Gjipesë zgjat rreth 30-40 minuta në këmbë. Kthimi është paksa i lodhshëm për shkak se duhet të ngjitet një kodër e rrahur nga dielli vazhdimisht.

Shiko në hartë.