Nekropoli antik që ndryshe emërtohet Varret e Jelimeve nga vendasit, është I vendosur në nje grykë në juglindje të fushës së Vumbloit, e cila formohet nga dy kodra qe ngrihen në anën lindore dhe perëndimore, përkatësisht kodra e Okolezës dhe ajo e Stavrulës. Varret janë të vendosura në këmbët e kodrës së rrumbullaktë të Okolezës që ndodhet në krahun lindor dhe prej andej drejt perëndimit ne kurizin e kodrës së Stavrulës. Nekropoli shtrihet në nje siperfaqe prej 110m. Kjo është gjerësia maksimale e këtij Nekropoli. Ndërsa gjatësia që zë një sipërfaqe rreth 170m, fillon në hyrje të qafës ku nis ndjitja e malores së saj nga ana veri-perëndimore. Në Nekropol ndodhen dhe dy lumenj në të dyja anët e monopatit, te cilët shërbenin për pastrimin e prodhimit bujqësor qe mblidhej nga fusha e Vumbloit ne fillimin e viteve 1900.
Ky Nekropol është gërmuar në mënyrë shkencore për herë të parë nga arkeologu grek Dhimitris Evangjelidhis në vitin 1913. Ai daton këto vare në periudhën helenistike, te cilat përmbanin dhurata të ndryshme funerale, enë, kandila dhe armë që ndoshta tregohen se indjeri ishte luftëtar, që ka marrë pjesë në shumë beteja dhe varrimi morri nderimin e duhur me praninë e tyre.(Dh.Evangjelidhis, I Vorios Ipiros.Vivlio polion Ioanu Sidheri en Athines, 1919, f.35).
Arkeologu tjetër që I ka vëzhguar këto vare dhe na jep të dhëna me rendesi është anglezi Hammond, I cili e vizitoi këtë Nekropol në vitet 1930. Sipas tij disa prej këtyre varreve arrinin deri 3m gjatësi dhe ishin punuar me pllaka guri me përmasa 0,89×0,55×0,21m, trashësi. Ai nuk gjeti qeramikë, por duke u mbështetur ne dëshmitë e banorëve, ne varre është gjetur qeramikë e zezë me lustër dhe maja heshtash prej hekuri dhe se skeletet ishin vendosura në varr në një pozicion të palosur në dysh (N.G.L Hammond, Epirus, Oxford at the Clarendon Press,1967) . Keto varre përmenden gjithashtu në hartën arkeologjike të bregdetit të jugut nga Dh.Budina, sipas të cilit janë vizituar nga Myzafer Korkuti gjatë një ekspedite të vitit 1968. Ai i përshkruan si varre ne trajtë arke, te cilat formohen nga rrasa guri që kanë formën e një katërkëndëshi kënddrejt (Dh.Budina, Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe e pellgut të Delvines “iliria”,1971). Prania e armëve në këtë varrez i bën arkeologët të jenë në një mëndje përsa i përket tipareve prej luftëtaresh të të vdekurve. E cila nëse do ta marrim parasysh pasazhin e Thuqididit për karakterin luftarak të Kaonëve, atëherë mund të mendojmë sv ky nekropol është një përfaqesues tipik I kulturës së tyre. “Kaonet nga fiset e tjera konsideroheshin si luftëtarët më të fortë” –Thuqididi, “Lufta e Peloponisit”. Almera,2008).
Nga vezhgjimet e bëra nga ana jonë në këtë varrez prej 2.4 ha, rezulton se këto varre janë punuar me tre lloje teknikash të ndryshme dhe i perkasin tipologjive të ndryshme, të dala në pah nga gërmimet klandestine që janë bërë pergjatë këtyre viteve në këtë varrez antike. Një ndër tipologjitë e varreve është ajo e përshkruar nga Hammond dhe Dh.Budina, me rrasa guri të punuara me mënyrë të rregullt të vendosura në formë drejtkëndëshi pa asnjë lidhje. Kryesisht këto varre përbëhen nga katër ose më shumë rrasa guri dy më të shkurtra që vendoseshin në krye dhe në këmbët e të vdekurit, dhe dy më të gjata që vendoseshin anash.
Nje tip tjetër varri i përmasave të mëdha, i cili ka dalë në pah e para disa muajsh,është punuar me pllaka guri të vendosura mbi njëra-tjetrën në mënyrë të rregullt, të cilat formojnë një kamarë të vogël në krahun verior të varrit. Ky varr është i vetmi i këtij tipi, i cili mbulohet me një apo dy pllaka të trasha guri dhe ka një gjatësi prej 2m, gjerësi prej 90cm dhe thellësi 90cm deri ne 1m. Ne këtë varr gjetëm gjithashtu fragmente të vogla qeramike me lluster të zezë dhe parete të holla. Tip I tretë që është punuar gjithashtu me rrasa guri dëshmon për një teknikë më të lartë punimi, me faqe më të lëmuara ku formohet me lloje kornizë dhe lidheshin me plumb neper mjet disa hallkave të punuara te faqet anësore. Fatkeqësisht tipi I fundit është dëmtuar gjatë një nderhyrje me makinerit e renda të quajtura Skrep ne vitin 2012, megjithatë disa prej tyre mund të restaurohen sa për të dhënë një ide të përgjithshme, nëse ky nekropol do të bëhet I vizitueshëm.
Ruhen ende në gjëndje të mirë 10 varre, dhe nëse do të pastrohen nga dhe udhe vegjetacion i numri I tyre është më i madh.
Gjerësia mesatare e të gjith varreve është 90 cm, ndërsa gjatësia varion nga 1.10 m deri në 2 m. Tipologjia e ndryshme e tyre të bën të mendosh se ky nekropol ka ekzistuar dhe ka vazhduar të përdorei per një kohë të gjatë në antikitet.
Për rrezikun që I kanoset nga gërmimet sistematike që bëhen sistematikisht në të, për vlerat arkeologjike dhe rëndësinë shkencore, si dhe për potencialin e rëndesishëm Turistik që ofron për zonën, Nekropoli ne fjalët shpallet objekt në “mbrojtje paraprake” dhe më vonë të marrë statusin “Zonë arkeologjike e kategorisë A”