Të nderuar klientë e bashkëpunëtorë,
Ju njoftojmë se procesi i fiskalizimit të faturave për shërbimet e ujit ka arritur në fazën e normalizimit.
👉Duke filluar që nga data 2 nëntor 2023, ju ftojmë të paraqiteni pranë arkave të shoqërisë sonë, sporteleve të Postës Shqiptare, bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve të tjera financiare për të kryer pagesat e faturave të ujit🚰.
Ky proces i përfshin pagesat për periudhën Qershor-Shtator 2023 , si dhe çdo periudhë tjetër të mëparshme.
Ju sigurojmë se ekipet tona janë të angazhuara për të ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe për të siguruar që tranzicioni drejt sistemit të ri të jetë sa më i lehtë dhe efikas për të gjithë.

Për çdo pyetje ose nevojë për asistencë, mos hezitoni të kontaktoni shërbimin tonë të klientit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.