Sektori i Pyjeve Kullotave dhe Ruajtja e Mjedisit
- Është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidh hartimin e politikave dhe
planeve për mbrojtjen ,zhvillimin dhe shfrytëzimin e kontrolluar të fondit pyjor e
kullosor në Bashkinë Himarë.
- Merr pjesë në organizimin dhe implementimin e planeve operacionale të mbarështimit
të pyjeve dhe kullotave.
- Punon për hartimin e planeve dhe projekteve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve dhe
kullotave.
- Zbaton me përpikmëri planin e mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor brenda
territorit.
- Bashkëpunon me Policinë Bashkiake si dhe me Policinë e Rendit për organizimin e
shërbimit pyjor dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave.
- Harton dhe merr pjesë në hartimin e projekteve tekniko-ekonomike për zbatimin e
masave për trajtimin e pyjeve dhe kullotave.
- Harton projekt-akte dhe/ose projekt urdhëra që lidhen me mbrojtjen dhe menaxhimin e
pyjeve dhe kullotave.
- Harton dhe shqyrton dokumentacionin tekniko-ligjor për proçedurat e dhënies në
përdorim të pyjeve dhe kullotave sipas legjislacionit në fuqi.
- Monitoron parqet dhe pyjet që administron Bashkia nëpërmjet evidentimit të
problematikave të hasura dhe raporton tek eprori përkatës.
- Bashkëpunon me struktura të tjera institucionale duke dhënë informacionet e duhura ,në
zbatim të strategjisë dhe planit kombëtar,për menaxhimin e mjedisit.
- Adapton politikat kombëtare për mbrojtjen e mjedisit në nivelin e Bashkisë Himarë.
duke përcaktuar objektivat e zhvillimit dhe indikatorët për matjen e realizimit të tyre në
nivel local.
- Bashkëpunon ngushtësisht me struktura të tjera institucionale për zbatimin e projekteve
me karakter mjedisor ,për zbutjen e ndikimeve negative në mjedis në bashkëpunim me
organizma të tjerë dhe komunitetin.
- Bashkëpunon me struktura të tjera institucionale duke dhënë informacionet e duhura
,me qëllim përmirsimin e metodologjisë së trajtimit të mbetjeve në zbatim të strategjisë
dhe planit kombëtar për menaxhimin e mbetjeve.
- Bashkëpunon ngushtësisht me struktura të tjera politikë bërëse dhe menaxhon punën
për dhënien e informacioneve,mbi menaxhimin e mbetjeve me qëllim informimin aktiv
të komunitetit.
- Monitoron vendet e depozitimit të mbetjeve nëpërmjet evidentimit të problematikave të
hasura dhe raporton tek eprori përkatës.
- Organizon një regjistër të përditësuar të pikave me risk në depozitimin e mbetjeve
urbane dhe të ngurta duke përcaktuar dhe kategoritë e riskut.