Bashkia Himarë është përfshirë në fazën e dytë të programit të bashkëpunimit me IOM, për migracionin, diasporën dhe punësimin, të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar.
Në këtë kuadër, znj. Alma Jani, Drejtuese e IOM Albania dhe znj. Keti Luarasi, menaxhere e programit, zhvilluan takime në Bashkinë e Himarës.
Në fokus të diskutimeve me drejtues të bashkisë ishin Plani Vendor i Veprimit për Migracionin dhe Diasporën dhe Pakti Ndërbashkiak për Punësimin, me synim krijimin e mundësive konkrete për komunitetin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bashkive.
Bashkia Himarë do të vijojë bashkëpunimin me IOM për zhvillimin e këtyre nismave dhe projekteve të reja.