Kontrolli i përditshëm i territorit
– Për të mos lejuar shkeljet ligjore, në:
- veprimtarinë tregtare ambulante
- zënien e hapësirave publike
- vendosjen e reklamave
- dëmtimin e hapësirave të gjelbërta
- trotuarëve
- ndriçimin publik
- ndotjen e mjedisit
Konstatimi dhe marrja e masave ligjore ndaj:
ambulantëve të paligjshëm e subjekteve të ndryshëm, të cilët zënë hapësira publike, në mënyrë të paligjshme, ndotin mjedisin, konkurrojnë në mënyrë të pandershme subjektet që janë të liçensuara, si dhe shlyejnë detyrimet fiskale.
Zbatimi i vendimeve administrative:
të marra nga Kryetari i Bashkisë, Këshilli Bashkiak, si dhe marrja e masave ligjore administrative ndaj subjekteve apo individëve që dëmtojnë pronën e Bashkisë (rrugë, trotuare, lulishte, ndriçim publik etj.)
Parandalimi dhe pezullimi i ndërtimeve paleje:
të konstatuara nga Inspektorët e Policisë Bashkiake, si dhe mbështetjen e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në zbatimin e vendimeve për prishjen e objekteve pa leje.
Ndotja akustike, si dhe zhurmat që shkaktohen nga lokalet e natës:
Shqetësimet që ka komuniteti nga ndotja akustike (zhurmat) e lokaleve të natës, marrje masash në bashkëpunim me strukturat e tjera të Bashkisë Himarë, si dhe me drejtori e institucione, jashtë Bashkisë.
Vepron kryesisht për konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, sipas dispozitave të Kodit Rrugor, në drejtim të parkimit në mënyrë të paligjshme, të automjeteve të ndryshme në vende dhe hapësira, publike ose private, të taksive të pa liçensuara, të automjeteve që kryejnë lëvizje ndërqytetëse dhe që nuk respektojnë kërkesat ligjore etj.