Himara është një bashki që shtrihet përgjatë të gjithë bregut të Jonit si dhe në malet e Labërisë në pjesën e ish-komunës Horë-Vranisht. Ajo është një bashki e pasur me burime ekonomike me përqendrim te turizmi, peshkimi, blegtoria e ullishtet, të gjitha produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar. Por pavarësisht kësaj, kjo do të jetë Bashkia e dytë me densitetin më të ulët të popullsisë në Shqipëri pas Dropullit si pasojë e largimit të pjesës dërrmuese të banorëve për në Greqi ose në qendrat e mëdha urbane në vend.
Bashkia e re ndahet në dy territore shumë të ndryshme: Zona bregdetare si dhe Zona e ish-komunës Horë-Vranisht, një zonë e thyer malore e cila aktualisht nuk lidhet me qendrën e Bashkisë me rrugë moderne të drejtpërdrejtë, por vetëm me një rrugë historike mushkash e cila aktualisht nuk është e përdorshme.
Bashkia e Himarës përveç burimeve të mëdha të turizmit detar disponon resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës.
Bashkia e re ka mundësi të konsiderueshme ekonomike dhe në përgjithësi infrastrukturë të zhvilluar në drejtim të rrugëve dhe ujit të pijshëm ndërsa bregdeti i saj konsiderohet nga më të pastrit në vend për shkak të distancës së banesave nga bregu i detit.
Ndërkohë, resurset bujqësore dhe blegtorale të zonës janë shumë pak të shfrytëzuara për shkak të largimit masiv të popullsisë apo tërheqjes së popullsisë së mbetur në aktivitete me më shumë të ardhura si turizmi.
Ne mbare krahinen e Himares mbisundon klima Mesdhetare. Nga verilindja vargu i Karaburunit dhe i Cikes (malet Akrokeravne) e mbrojne ate nga murlani dimeror. Me kete pozicion klimaterik krahina e Himares, ne teresi me toka te pakta bujqesore, ka kultivuar kurdohere, pervec blegtorise, dy kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet, pa perjashtuar vreshtat. Pozicioni gjeografik i ka detyruar banoret e krahines te lidhen nga pikepamja ekonomike jo vetem me token, por edhe me detin – me detin jo aq me peshkimin se sa me lundrimin.
Himara ndodhet ne faqen e vargmalit te Cikes dhe peisazhi i saj karakterizohet nga kurrizi ujendares dhe erozioni i kreshtes. Perceptimi eshte qe mali ndodhet larg bregut te detit dhe vija bregdetare zgjerohet dhe gradualisht kalon nepermjet disa luginave,
kodrave dhe qepeve te vegjel.